Policia e Londrës ka publikuar një filmim të pazakontë. Bëhet fjalë për një bandë vjedhjesh celularësh që lëviz rrugëve me motor.

Ata u afrohen qytetarëve dhe në ecje e sipër u rrëmbejnë telefonat nga duart.


Në këtë rast është i njëjti motor që në vetëm 60 sekonda merr telefonat e 4 qytetarëve.