LAJMI I FUNDIT:

Ju dhembin sisët? Këto janë pesë shkaqet e mundshme përse ju ndodh kështu

Ju dhembin sisët? Këto janë pesë shkaqet e mundshme përse ju ndodh kështu

Dhimbja e sisëve është dukuri e shpeshtë te gratë. Termi mjekësor për këtë fenomen është mastodynia ose mastalgjia

Dhimbja mund të ndodhë në faza të ndryshme të jetës së një gruaje; mund të ndodhë vetëm në njërën sisë, në të dyja, ose vetëm në një pjesë të njërës sisë.


Sipas një raporti të “Breast Cancer Foundation“, dhimbja në gjoks nënkupton çdo dhimbje, ndjeshmëri ose shqetësim në zonën e gjoksit ose indeve përreth dhe mund të ndodhë për një numër arsyesh.

Ata shtojnë se dhimbja e gjoksit, në shumicën e rasteve, nuk ka të bëjë me kancerin e gjirit. Gjithashtu, dhimbja klinike e gjoksit nuk shoqërohet me një rrezik më të lartë për t’u prekur nga kanceri i gjirit.

Ne sjellim një përmbledhje të shkaqeve të mundshme të dhimbjes në gjoks.

Ndryshimet hormonale

Shkaku më i zakonshëm i dhimbjes së sisëve kanë të bëjnë me një ndryshim hormonal që vjen së bashku me periodat tuaja. Ky reagim normal i trupit me ndryshimet e estrogjenit zakonisht manifestohet në ënjtje dhe butësi në ditët para periodave. Këto quhen dhimbje ciklike dhe lidhen me ciklin tuaj menstrual.

Dhimbjet e muskujve të gjoksit

Ndonjëherë mund të duket sikur keni dhimbje gjoksi, por në fakt mund të jenë dhe dhimbjet e muskujve që ndodhen nën gjoks. Në këtë rast mund të aplikoni mjete të ndryshme për t’u ngrohur dhe për ta drejtuar dhimbjen diku tjetër.

Duke u përpjekur shumë në palestër, duke lëvizur mobile ose duke ngritur çanta që peshojnë mund të tendosen muskujt e gjoksit. Dhe në këtë rast bëhet fjalë sërish për muskujt dhe jo vetëm për gjoksin.

Të brendshmet e papërshtatshme

Të brendshmet e gabuara mund të kenë pasoja mjaft të rënda për sisët tuaja. Nëse ato janë shumë të vogla mund të ushtrojnë presion mbi gjoksin tuaj duke e lënduar. Ndërsa nëse ato janë shumë të mëdha, lëvizja e gjoksit gjatë ditës mund çojë në ndjeshmëri të gjirit. Për këtë arsye është e nevojshme të keni të brendshmet e përshtatshme.

Nëse gjokset tuaja janë të mëdha, është e rëndësishme që të kenë një mbështetje kur bëjmë ushtrime. Një studim i fundit thotë se nga vrapueset e maratonave, 1 në 3 raportojnë se kanë dhimbje gjoksi. Në këto raste sigurohuni të merrni rroba të përshtatshme për stërvitje.

Të paturit të fibrocisteve

Nëse ju jeni identifikuar se keni indin e njohur teknikisht si fibrocistik, atëherë ndoshta ju jeni të njoftuar mirë për ndjeshmërinë e gjirit lidhur me ciklin tuaj menstrual.

Këto inde që shkaktojnë gjëndra nuk janë të lidhura domosdoshmërisht me kancerin e gjirit. Megjithatë, ato mund të jenë më të ndjeshme ndaj ndryshimeve hormonale.

Konsumimi i kafes dhe çajit

Ndërsa kafja dhe çaji nuk mund të shkaktojnë drejtpërdrejtë dhimbje të sisëve, disa studime tregojnë se largimi i kafeinës nga dieta juaj, mund të ndihmojë për të pakësuar dhimbje, sidomos për gratë me indet fibrocycstike të gjirit.

Në përgjithësi, dhimbjet e përkohshme të gjokseve dhe ndjeshmëria nuk duhet të ngrenë ndonjë flamuj të kuq, as nuk duhet t’ju dërgojnë në zyrën e mjekut. Ato zakonisht vetëm disa ditë e më pas zhduken. Në rast se dhimbja zgjat më shumë ose përkeqësohet, atëherë është koha për të takuar mjekun tuaj.

Gjithashtu, bëjeni zakon kontrollin e vazhdueshëm të sisëve për të qenë të sigurt që nuk ka ndonjë ndryshim në pamje, cilësi, apo butësi. Nëse vëreni diçka që s’e kishit vënë re më parë, e mira është të lini një takim me mjekun.

/Telegrafi/