LAJMI I FUNDIT:

Joveski ka thirrur seancë të prokurorëve publik për procedimin e mëtejshëm të lëndëve të PSP-së

Joveski ka thirrur seancë të prokurorëve publik për procedimin e mëtejshëm të lëndëve të PSP-së

Kryeprokurori publik i Republikës së Maqedonisë, Ljubomir Joveski ka thirrur seancë të kolegjiumit të ekspertëve të prokurorëve publik në Prokurorin e Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Seanca është thirrur me përbërje më të gjerë, gjegjësisht përveç prokurorit publik të Maqedonisë dhe prokurorëve publik në Prokurorinë Publike të Maqedonisë do të marrin pjesë edhe prokurorët e lartë nga Prokuroria së Lartë dhe prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë Publike të Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.


Nga atje thonë se në seancën e cila do të mbahet nesër do të rishikohet kërkesa e kolegjiumit të gjyqtarëve të Gjykatës Themelore Shkupi 1 për interpretimin e Gjykatës së Lartë më 20 janar. Tema kolegjiumit të ekspertëve do të jetë procedimi i mëtejshëm lëndëve të cilët kanë dalë nga përgjimet telefonike.

Gjykata Penale dje ka kërkuar nga kryeprokurori Ljubomir Joveski që të sqaroj cila prokurori mund që në të ardhmen të procedojë me lëndët e ngritura nga Prokuroria Speciale Publike./Telegrafi/