Liderja e partisë për ndryshime ekonomike 21 (PEP21) dhe drejtoresha e Agjencisë për Punësim në Maqedoni Biljana Jovanovska në profilin e saj në Facebook ka reaguar ndaj ish-ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, e cila gjatë ditës së djeshme përmes një letre të hapur kërkoi nga gjykata që të kenë parasysh se ajo është shtatzënë.
Jovanovska në Facebook kujton Jankulloskën për bisedat e saj me funksionarët e OBRM-PDUKM-së, me të cilët merreshin vesh se si do t’i arrestojnë të pafajshmit dhe “mëshirën” që kanë pasur për fëmijët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“I dëshiroj më të mirën fëmijës së saj. Por më vjen keq, asnjëherë nuk do të mëshiroj. Më falni, por asnjëherë nuk do të fal. Jankulloska kur me Protugjerin dakordonte si të shfaros fëmijët e mi, nuk mendoi në të drejtat e nënës dhe të fëmijëve. Kur fëmijët e mi në moshë më shumë se 1 vjeç i la pa të ardhura, me kredi dhe borxhe nuk mendoi se do kenë stres dhe trauma. Kur na keqtrajtonin me policinë, procese gjyqësore, nuk ishte cenim i të drejtave të një gruaje, nënë dhe fëmijë të mitur?”, ka shkruar Jovanovska.
Në njërën prej “bombave” të publikuara nga LSDM, që ka të bëjë me arrestimin e Ljube Boshkoskit, dëgjohet biseda mes Jankulloskës dhe Martin Protugjer, të cilët planifikojnë çfarë do të bëjnë pas zgjedhjeve, ndërsa Jankulloska sugjeron që “t’i shfarosin”.
Ish-ministrja Gordana Jankulloska dje kërkoi nga ministret e tanishme Renata Deskoska dhe Milla Carovska që t’i mbrojnë të drejtat e saj. Ajo në letër theksoi se numri i seancave gjyqësore për lëndën “Tanku” po rritet, ndërsa ajo është në fazën e lindjes./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës
Ambasadori gjerman: Kurti ka qenë në dijeni për qëndrimet tona për Asociacionin
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë
Gjenerali amerikan, Garffer merr detyrën e shefit të shtabit të KFOR-it në Kosovë
Eurodeputeti holandez, Reuten: Kosova e meriton të bëhet anëtare KiE-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër