Nuk kemi kohë për të humbur. Bullgaria çdoherë e ka pranuar, e ka mbrojtur dhe ka garantuar të drejtën e Republikës së Maqedonisë që të bëhet anëtare e plotfuqishme në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Shteti ynë ishte i pari që e ka njohur Maqedoninë në vitin 1992 dhe tani është koha e saktë të shohim se cilat janë projektet e përbashkëta të cilat mund t’i bëjmë së bashku që të rinjtë të mbesin në Bullgari dhe në Maqedoni. Të mos e humbim potencialin tonë dhe kjo ndodh vetëm me punë dhe me punësime.
Këtë në intervistë për agjencinë bullgare të lajmeve BGNES e theksoi nënpresidentja e Republikës së Bullgarisë Iliana Malinova Iotova, para vizitës së saj të nesërme në Republikën e Maqedonisë.
Ajo theksoi se vizita e saj ka karakter pune dhe se do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi.
“Në vendin tonë ka një proverb shumë të bukur – Hekuri rrihet sa është i nxehtë. Vetëm para disa muajve nga të dyja palët u demonstruan një lloj i ri i marrëdhënieve. Këto marrëdhënie nuk duhet të lihen vetëm në bazë të dokumentit të marrëveshjeve dhe marrëveshjeve të nënshkruara. Ne jemi në dijeni se Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim pritet të ratifikohet me Republikën e Maqedonisë”, sqaroi Jotova.
Sipas saj, me rëndësi është që të ketë zhvillim të marrëdhënieve bilaterale dhe prandaj çdo mundësi duhet të shfrytëzohet.
“Asgjë nuk pengon të zgjerohen edhe vendkalimet kufitare midis dy shteteve, të jenë me të vërtetë bashkëkohore dhe evropiane, ashtu që për një vend i cili tashmë dhjetë vjet është anëtare e BE-së, ndërsa tjerat janë drejtuar më tej. Nëse i rregullojmë këto probleme infrastrukturore, investimet dhe projektet e përbashkëta do të lehtësohen në masë të madhe dhe gjithsesi do të jenë realitet”, theksoi Jotova, e cila shtoi se kjo është diçka fillestare dhe e obligueshme nga e cila duhet të fillohet.
Ajo konsideron se pastaj do të ketë lëvizje në shumë kompani bullgare në Maqedoni.
“Përvoja ime tashmë një vit tregon se kompanitë bullgare dhe komunitetet bullgare janë në vende të ndryshme të Evropës, në vende të afërta dhe të largëta dhe janë urë natyrore midis dy shteteve. Pikërisht me kompanitë më mirë bëhet këmbimi i ideve të mira dhe zbatohen projekte të përbashkëta”, deklaroi Ilijana Jotova.
Ajo theksoi se shumë me kujdes e ndjek çdo hap të Kishës Ortodokse Bullgare.
“Këto janë punë kishtare në të cilat autoritetet e tjera në shtet nuk duhet të përzihen. Vendimin do ta marrë KOB. Konsideroj se këto hapa të KOB janë në drejtim të vërtetë”, theksoi nënpresidentja e Bullgarisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Fushatë elektorale” e quan Gjini konferencën e Sveçlës nga veriu pas aksionit të Policisë
Prokuroria e Maqedonisë do të bëhet me sistem të ri elektronik për menaxhimin e lëndëve
Çitaku: Shkuarja në zgjedhje përmes dorëheqjes së kryeministrit Kurti nuk po duket opsion real
Policia gjen arsenal armatimi në veri të Kosovës
Ahmeti: Komiteti i Ministrave nuk e adreson rekomandimin e Asamblesë Parlamentare për anëtarësimin e Kosovës në KiE
Shiu i furishëm, vërshohet kryeqyteti
Armatimi që u gjet nga Policia e Kosovës në veri
Pse Kurti është i interesuar për zgjedhje gati në fund të mandatit?
Vrasje e dyfishtë në Shkup, një person dyshohet se vrau vëllain e tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen