Josh Brolin ka edhe një arsye më tepër për të qenë i lumtur gjatë ditëve të sotme.

Aktori hollivudian po pret të bëhet sërish baba në moshën 50-vjeçare në saje të martesës me Kathryn Boyd.


Kështu së paku ka bërë të ditur ylli i kinematografisë amerikane duke publikuar një fotografi të bashkëshortes në llogarinë personale në Instagram.

joshbrolin 32594755 379976259163826 3789272765622648832 n

"Ka një sherif të ri në qytet dhe ajo nuk është më e madhe se një patate e ëmbël. Rri në kapele", ka shkruar ndër të tjerash në rrjetet sociale artisti.

Theksojmë se Brolin dhe Boyd u martuan në shtator të vitit 2016. Ky është fëmija i tyre i parë së bashku, megjithëse, Brolin ka një djalë, Trevorin 29-vjeçar si dhe vajzën 24 vjeçare, Eden, nga martesa e mëparshme me aktoren Alice Adair.

Brolin aktualisht mund ta shohim në ekranet e mëdha të kinemave në saje të rolit të Cable në Deadpool 2.

Aktori gjithashtu do të shfaqet në filmin e ardhshëm " Sicario: Day of the Soldado ", i cili është caktuar të shfaqet më 29 qershor. /Telegrafi/