LAJMI I FUNDIT:

Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në

Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në

Analisti për Ballkanin Edward Joseph i ka bërë thirrje presidentit Donald Trump që të dallojë miqtë e vërtetë nga ata të rremë duke iu referuar rolit të Beogradit zyrtar, teksa ka një porosi edhe për kryeministrin aktual të Kosovës Albin Kurti.

“Kujdesuni për interesat amerikane dhe mos u mashtroni nga dikush që thotë se ju admiron dhe ka një marrëdhënie të shkëlqyer me ju, por pas shpinës suaj, në fakt ndërton marrëdhënieve më të ngushta me Kinën dhe çon përpara agjendën ruse dhe serbe”, tha Joseph në Forumin për çështje të sigurisë në Kongresin amerikan.

Joseph tërhoqi gjithashtu vëmendjen për qëndrimin e Qeverisë së Kosovës në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


“Kryeministri Kurti ka përgjegjësinë të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me Shtetet e Bashkuara. Ai nuk e ka bërë këtë dhe ai ka përgjegjësi t’u tregojë serbëve të Kosovës se janë qytetarë të plotë dhe një të ardhme të plotë në Republikën e Kosovës dhe ai nuk e ka bërë absolutisht këtë”, ka thënë ai.

Në Forumin për çështje të sigurisë në Kongresin amerikan anëtarë të Kongresit amerikan, si edhe anëtarë parlamentesh të vendeve evropiane dhe Ballkanit Perëndimor, shprehën nevojën për solidaritetin e demokracive përballë regjimeve që minojnë rendin global si Rusia, Kina dhe Irani. /VoA

Në trend Lajme

Më shumë
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në

Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në

Lajme
Vendet e Ballkanit, thirrje Uashingtonit për mbështetje përballë rrezikut të Rusisë, Kinës dhe Iranit

Vendet e Ballkanit, thirrje Uashingtonit për mbështetje përballë rrezikut të Rusisë, Kinës dhe Iranit

Lajme
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Kompania

Kompania "Pastrimi" i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm - shkel institucionet dhe dëmton qytetarët

Lajme
Kalo në kategori