LAJMI I FUNDIT:

Jose Mourinho tregon madhështinë e tij: Befason debutuesin D’Alessio në intervistën dhe tregon një sekretë që kishte me të

Jose Mourinho tregon madhështinë e tij: Befason debutuesin D’Alessio në intervistën dhe tregon një sekretë që kishte me të

Jose Mourinho befasoi debutuesin e Romës, Francesco D’Alessio gjatë një interviste pas ndeshjes të enjten, duke zbuluar se si 19-vjeçari e kishte bindur atë t’i lejonte tifozët e rinj në “Trigoria” gjatë një seance stërvitore këtë verë.

D’Alessio, mesfushor që luan për Roma Primavera, bëri debutimin e tij për të rriturit të enjten, duke u futur nga stoli në fitoren 4-0 në Ligën e Evropës ndaj Servettes.

Mourinho po fliste në një intervistë pas ndeshjes kur pa 19-vjeçarin duke ecur afër në zonën mikse. Më pas ai kapi lojtarin premtues të Romës dhe tha: “Së pari, më lejoni t’ju tregoj një histori”.


“Në verë, para se fëmijët të ktheheshin në shkollë, ne po stërviteshim dhe kishte shumë fëmijë jashtë Trigoria që bërtisnin sepse donin të hynin brenda për të parë stërvitjen”.

“Ai ishte me ne dhe tha: “Kur isha shtatë, tetë, nëntë vjeç, isha atje duke bërtitur sepse doja të hyja. Asnjë trajner nuk hapi portat për të më lënë të hyja”.

“Isha shumë i lumtur për fëmijët sepse hapa portën dhe i lashë të hyjnë. Tani, ai po luan për Romën, në Ligën e Evropës, në Stadio Olimpico para 50 ose 60,000 njerëzve me familjen e tij këtu. Nuk dua të them më shumë, ai mund të flasë. Të lumtë!””, ka thënë Jose Mourinho. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Liga e Kampionëve
Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Përfaqësueset
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori