Jose Mourinho ndryshon pseudonimin e tij ‘Special One’ pas më shumë se 20 vitesh

Jose Mourinho ka vendosur të krijojë një pseudonim të ri në vend që të quhet ‘Special One’ apo ‘I veçanti’ – 20 vjet pas konferencës së tij ikonike hapëse për shtyp te Chelsea.
Mourinho e shpalli pseudonimin në botë pas emërimit të tij në Stamford Bridge, me Blutë që shmangën konkurrencën nga Liverpooli për ta emëruar atë pasi fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2004 me Porton.
Trajneri portugez do ta forconte pretendimin e tij me dy tituj radhazi në Ligën Premier me Chelsean, përpara se të fitonte Ligën e Kampionëve më 2010 me Interin në një nga triumfet më të mëdha të kësaj gare.
Në një konferencë të mbushur me shtyp në qershor të 2004, Mourinho u tha gazetarëve të mbledhur pseudonimin e tij.
“Duhet ta them këtë. Ne kemi lojtarë të mëdhenj dhe më vjen keq që jam pak arrogant, ne kemi një menaxher të madh”.
“Ju lutem mos më quani arrogant, sepse kjo që them është e vërtetë, unë jam kampion evropian, kështu që nuk jam një shishe. Unë mendoj se jam një person i veçantë”, kishte deklaruar Mourinho.
Tani, pas 20 vitesh, trajneri i Fenerbahces ka njoftuar se dëshiron të njihet me një pseudonim të ri.
“Duket sikur më takon mua të përshtatem me futbollin turk dhe jo anasjelltas”.
“Unë jam ai që kam ardhur, jam i huaji, nuk do të ndryshoj gjendjen, ndaj duhet të përshtatem”.
“Nuk është futbolli turk ai që duhet të përshtatet me mua, jam unë që duhet të përshtatem me futbollin turk”, ka thënë tashmë ‘I huaji’.
T̵h̵e̵ ̵s̵p̵e̵c̵i̵a̵l̵ ̵o̵n̵e̵
𝐓𝐡𝐞 𝐟𝐨𝐫𝐞𝐢𝐠𝐧 𝐨𝐧𝐞After Fenerbahce’s disappointing start to the season, coach Jose Mourinho says he is the one who needs to adapt – but not without taking a dig at Turkish football and staging opponents. 🇹🇷 pic.twitter.com/oUC7iQWwgI
— DW Sports (@dw_sports) August 19, 2024
61-vjeçari ka pasur një fillim të përzier në Fenerbahce, pasi skuadra turke u eliminua nga Lille në kualifikimet e Ligës së Kampionëve javën e kaluar.
Mourinho ka marrë katër pikë nga dy ndeshjet e tij të para në Superligën e Turqisë, me komentet e tij të fundit që vijnë pas një barazimi 2-2 në udhëtim te Goztepe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Alban Bushi me një deklaratë bombastike: Ishim në bisedime me dy futbollistë dardanë, por në fund mbetën te Kosova

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Pse goli i Sorloth ndaj Barcelonës nuk u anulua nga VAR-i për prekje të topit me dorë?

Liverpooli e mposht Man Utd në garën për transferimin e yllit brazilian të Ligës Premier

Caktohet data e ndeshjes Barcelona-Osasuna, blaugranasit do të kenë dy mungesa të mëdha

Ylli i Barcelonës pëson lëndim të rëndë – me gjasë humbet pjesën e mbetur të sezonit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore