Juventusi raportohet se po përgatit një sulm për mesfushorin e Chelsea, Jorginho, i cili do të pranonte të 'kthehej me kënaqësi' në Itali.

Agjenti Joao Santos deklaroi të martën se e ardhmja e Jorginho ishte me Chelsea, por Sport Mediaset shkruan se italiani i natyralizuar dëshiron një ribashkim me Maurizio Sarri.


28-vjeçari ka qenë i lidhur për një bashkim me Sarrin për herë të tretë në tre klube të ndryshme, pasi trajneri u transferua te Juve verën e kaluar.

sarri jorginho e1587027368967

Sipas Sport Mediaset ai është 'objektivi Nr.1 ’për bardhezinjtë në afatin kalimtar të verës.

Ish-futbollisti i Napolit ka shkëlqyer në një pozicion më të përparuar në mesfushë nën drejtimin e Frank Lampard, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhënë dy asistime në 37 paraqitje këtë sezon.

KanteJorginho

Nëse Jorginho kalon te Juve, atëherë Miralem Pjanic me shumë gjasë mund të largohet. /Telegrafi/

telegrafi sport app