LAJMI I FUNDIT:

Jonuzi tregon për serbin që nga një pjatalarës u shndërrua në kriminel të tmerrshëm për Vushtrrinë

Jonuzi tregon për serbin që nga një pjatalarës u shndërrua në kriminel të tmerrshëm për Vushtrrinë

Para se Kosova të dilte në dritë dhe të çlirohej nga okupatori serb, ishin qytetarët e saj që përjetuan dhimbje nga torturat masive e çnjerëzore, humbjet e jetës së anëtarëve të tyre, përdhunimet e grave e motrave, humbjes së pasurisë, por asnjëherë shpresës për jetë, shpresës për liri.

Qyteti i Vushtrrisë, përpos represionit të përditshëm që i vinte nga okupatori serb, përballej dyfish me të edhe nga kriminelet që shëtisnin aty.


Një pjatalarës ishte shndërruar në një kriminel të tmerrshëm për vushtrriasit. Quhej Vucina Janicijevic.

Nga një qytetar i thjeshtë që punonte si pjatalarës në shkollën policore në Vushtrri, ai arriti të bëhej i famshëm nga egërsia që e karakterizonte.

Ish-deputeti i Kosovës, Ibush Jonuzi në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN”, ka treguar disa nga torturat që i njëjti ushtronte mbi qytetarët e Vushtrrisë.

Në mesin e këtyre historive të cilat mund t’i dëgjoni në videon në vijim, Jonuzi rrëfeu edhe histori personale që i kishin ndodhur me të.

“Në zyrën e LDK-së në Vushtrri erdhën policia, ka qenë një hartë e Kosovës aty.

Unë dhe Bajrami ishim në zyrë, Bajrami ishte kryetar, unë isha nënkryetar i degës, (Vucina Janicijevic) tha: ju dy me marr këtë hartë edhe me ardh në stacion të policisë. Shkuam në stacion të Policisë, edhe e krynë atë misionin e vetë”, tregoi ai.

Ky nuk ishte ballafaqimi i tij i vetëm me Vucinën. Jonuzi gjithashtu rrëfeu detaje nga një rast tjetër me të njëjtin, ku si pasojë e dhunës së ushtruar mbi të, ai nuk mundi të flinte 1 vit në krahun që u rrah.

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori