Jon Kuka e fiton të bronztën, e mposht xhudistin serb në “finalen e repesazhit”

Xhudisti Jon Kuka shkëlqeu në Kupën Evropiane për Kadetë duke mposhtur në finalen e “repesazhit” serbin Lazar Bogdanovic.
Ai zhvilloi një paraqitje fantastike gjatë tërë turneut, ku ‘rrahu’ keq pastaj serbin për ta siguruar medaljen e bronztë.
Në turneun që u mbajt në Slloveni, Kuka fillimisht fitoi me Ippon ndaj gjermanit Moritz Schubert, pastaj në raundin e dytë mposhti austriakun Djamil Kurbanov.
Fatkeqësisht në çerekfinale, Kuka pësoi humbje nga holandezi Celil Uyar, edhe pse kishte disa mundësi për ta mbyllur ndeshjen.
Sidoqoftë, Kuka s’u dorëzua dhe nuk e humbi besimin, për të vazhduar fitore në repesazh. Fillimisht, fitoi me Ippon ndaj francezit Yanis Semadi, e pastaj me dy “yuko” ndaj serbit Bogdanovic.
Kujtojmë, Joni përndryshe është edhe djali i trajnerit të njohur Driton Kuka, prandaj priten suksese të mëdha në vitet e ardhshme/Telegrafi/



















































