Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson tha sot se nëse vendi i tij largohet nga BE pa një marrëveshje, ai nuk do të jetë më i detyruar me ligj të paguajë daljen prej 39 miliardë funtesh, të dakorduar nga paraardhësja e saj Theresa May.
Mediat britanike kanë raportuar se Johnson do të përdorë një takim me presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk në margjinat e samitit G7 për t’i njoftuar atij që Britania e Madhe do të paguajë më pak se 10 miliardë funte nëse largohet nga BE pa marrëveshje.
Televizioni Sky News raportoi se kjo shifër do të jetë 9 miliardë, ndërsa Sunday Times tha se avokatët e qeverisë britanike përfunduan se shtetit i kërkohej të paguante vetëm rreth shtatë miliardë funte.
“Unë mendoj se i gjithë Bashkimi Evropian e kupton që nëse dalim pa marrëveshje, nuk jemi më të obliguar ligjërisht të paguajmë 39 miliardë,” tha Johnson për Sky News kur u pyet nëse ai kishte informuar liderët e BE-së se nuk planifikon të paguante shumën e dakorduar.
“Siç kam thënë shumë herë, më 1 nëntor, ne do të kemi një ekuilibër të konsiderueshëm prej këtyre 39 miliardëve për të mbështetur fermerët tanë dhe për të investuar në shumë sektorë të tjerë,” shtoi ai.
Në të njëjtën kohë, presidenti i SHBA-së Donald Trump e lavdëroi sot Johnson, duke thënë se ai ishte “njeriu i duhur për Brexit”.
Trump beson se një marrëveshje tregtare me Britaninë e Madhe pas Brexit, mund të arrihet “shumë shpejt”, ndërsa Johnson ishte më pak optimist, por shprehu një interes të qartë për të arritur një marrëveshje sapo vendi të largohet nga Bashkimi Evropian.
“Ne do të bëjmë një marrëveshje të madhe tregtare, më e madhja që kemi pasur ndonjëherë me Britaninë e Madhe,” tha Trump gjatë një takimi me Johnson në Samitin e G7 në Francë.
Ai shtoi se pas Brexit, populli britanik “nuk do të ketë më një peshë rreth qafës”, duke iu referuar Bashkimit Evropian. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

Prokuroria kërkon pesë vjet burg për Dodikun

Zelensky: SHBA-të e ndihmuan Putinin të dilte nga vite të tëra izolimi

Trump e quan Zelenskyn një diktator

Mbështetja për Zelenskyn në Ukrainë, një studim i ri tregon të dhëna krejt të ndryshme nga pretendimi i Trump

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame