LAJMI I FUNDIT:

John Sullivan javën e ardhshme në Shkup

John Sullivan javën e ardhshme në Shkup

Zëvendës Sekretari Shtetëror i Departamentit Shtetëror të Amerikës, John Sullivan, do të qëndroj në Shkup dhe në disa vende tjera evropiane.

Zëvendës i shefit të diplimacisë amerikane në 8 ditët e ardhshme do të qëndroj në Bratislavë, Vjenë, Sofje, Sarajevë, Shkup dhe Varshavë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sullivan në Shkup do të vijë më 18 dhjetor, si funksionar më i lartë i Departamentit Shtetëror që nga vitit 2011 që vjen në vizitë zyrtare në Maqedoni. Në Shkup është planifikuar që Sullivan të bisedojë për çështjet rajonale, por sipas njfotimit të Departamentit Shtetëror, edhe të inkurajojë autoritetet e Maqedonisë të vazhdojnë me reformat e vendit dhe zbatimin e marrëveshjes së Prespës.


Gjatë kohës së vizitës së tij në këto destinacione evropiane, zëvendës shefi i Departtamentetit Shtetëror, gjithashtu, do të takohet me personelin e ambasadave amerikane në secilën nga këto vende, si dhe me përfaqësues të bashkësisë biznesore./Telegrafi/