Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shumë vaksina për Covidin-19. Nga afro 59 milionë doza në dispozicion, sipas gjendjes më 6 shkurt, janë shpenzuar vetëm rreth 39 milionë. Gjysma e vaksinave në ShBA janë të Modernës, produkt i pastër amerikan, gjysma tjetër nga BioNTech-Pfizer. E fundit e zhvilluar nga firma e re dhe relativisht e vogël BioNTech në Mainz, së bashku me gjigantin farmaceutik amerikan Pfizer, u lejua në treg kryesisht në Evropë. Ndërkohë, ajo prodhohet në tri qendra të mëdha në ShBA dhe një tjetër në Belgjikë.
Para gati një muaji, Britania e Madhe e përmbylli Brexit-in edhe ekonomikisht. Ky vend vaksionon me të gjitha kapacitetet. Edhe këtu nuk bëhet fjalë për mungesë vaksinash: AstraZeneca ka dy qendra prodhimi në ishull, përveç kësaj importohen edhe vaksina të Pfizer-BioNTech nga Belgjika.
Gjermania dhe e gjithë BE-ja ku vazhdon të ketë mungesë vaksinash, shikojnë dhe habiten. “Çfarë nuk ka funksionuar tek ne?”, pyesin qytetarët, mediat dhe politikanët. Pakënaqësia shtohet. Ajo u nxit javët e fundit nga lajmet gjithnjë e më të këqija, në radhë të parë nga njoftimet gati të pakuptueshme të prodhuesve lidhur me vonesat e furnizimeve me vaksina. Kështu, nuk mund të vazhdohet! Një diskutim i përfaqësuesve të industrisë farmaceutike, Komisionit Evropian, qeverisë gjermane dhe të qeverive të landeve gjermane duhej të sillte sqarim në këtë çështje.
Sqarimi u bë. I ashtuquajturi “samiti i vaksinimit”, në fillim të javës që shkoi, ishte një sukses. Sepse tani e dimë se në Gjermani dhe në shumicën e BE-së do të ketë mungesë vaksinash së paku edhe dy muaj të tjerë! As më shumë para nuk do të ndihmonin dot, tha në fund kancelarja, e cila e ka shpallur vaksinimin detyrën e saj prioritare.
Angela Merkel tha se: “Duhet të shihni se ShBA-ja ka një situatë me War Act-in, ku mezi mund të eksportojnë në vende të treta. Kështu, Evropa duhet t‘ia dalë mbanë me qendrat e veta të prodhimit. Për fat të mirë, këto qendra i kemi dhe kjo na gëzon. Por, Evropa nuk ka një numër të pafund qendrash të tilla prodhimi”.
Me fjalë të tjera: Për aleatët dhe miqtë, Gjermania dhe BE-ja janë vetëm partnerë të klasit të tretë. Dhe, në këto kohë të vështira ato janë lënë në dorë të fatit të vet. Kjo të kthjellon. Dhe të çudit fakti që nuk ka gjetur jehonë më të fortë në media.
Të paktën po të kishte qenë Donald Trump ende president, kjo do të ishte më e lehtë për t‘u duruar. Por, edhe Joe Biden, i cili mezi pritej nga Evropa, nuk lëviz asnjë gisht për të ndihmuar BE-në. Biden dëshiron që në 100 ditët e tij të para në detyrë të vaksinohen 100 milionë amerikanë dhe për këtë arsye vazhdon të ndalojë eksportin e vaksinës së koronavirusit në bazë të një urdhri presidencial. Pra, ende vlen deviza “America First”.
Kjo është arsyeja, pse ajo që paralajmëroi Angela Merkel në maj 2017, pas samitit të parë të G7-tës me Donald Trump në Taormina të Sicilisë, vlen edhe nën presidentin Biden: “Kohët kur mund të mbështeteshim plotësisht tek të tjerët, kanë kaluar disi. Ne evropianët duhet ta marrim vërtet fatin në duart tona”.
Katër vjet me radhë, shumica e Evropës u mundua të punojë me Donald Trumpin dhe shpresoi që britanikët nuk do ta kishin vërtetë seriozisht. Por, tani, pas javësh të trazuara, erdhi zgjimi i ashpër: Britanikët kanë ikur vërtet dhe nën Joe Bidenin nuk do të jetë gjithçka automatikisht si dikur.
Nëse Evropa e kupton këtë tani, mund të bëhet vetëm më mirë. Dhe do bëhet më mirë: Fillon me prodhimin e vaksinave të Modernas në Spanjë. Një fabrikë e re BioNTech-Pfizer në Marburg do të fillojë punën në fund të shkurtit. Sanofi në Francë, Bayer në Leverkusen, edhe ato do të prodhojnë vaksinën e koronavirusit. Jo për disa ditë dhe jo prodhim i brendshëm, por për të gjithë Evropën dhe partnerët e saj në botë. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
"Gjest i shëmtuar", Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u ndëshkua me karton të kuq
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj