Joao Pedro tregon se cili ish-lojtar i Chelseat e bindi që t'u bashkohej bluve

Lojtari i ri i Chelseat, Joao Pedro, ka zbuluar një rol të papritur që ish-lojtari i bluve, David Luiz, luajti në vendimin e tij për t’u transferuar në Stamford Bridge.
"U rrita duke parë Ligën Premier dhe Chelsea ishte një klub që fitonte trofe", deklaroi sulmuesi 23-vjeçar për faqen zyrtare të klubit.
"Pra, kur i bashkohesh Chelseat, mund të mendosh vetëm për një gjë: të fitosh trofe".
"Në çdo garë, duhet të mendosh, ‘Unë luaj për Chelsean dhe kjo është ambicia ime’".
"Jam pak i afërt me David Luizin. Fola me të, jo për Chelsean, por për karrierën time dhe se si mund të zhvillohem më mirë. Ai më ndihmoi", shtoi më tej braziliani.
Joao Pedro ka nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare me klubin londinez, pasi u transferua për 58 milionë euro nga Brightoni.
Sulmuesi brazilian mund të debutojë me Chelsean në çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube kundër Palmeiras. /Telegrafi/




















































