Joao Pedro arrin një rekord historik në Ligën Premier

Sulmuesi i Chelseat, Joao Pedro, ka filluar të lë gjurmë në kampionatin anglez pas transferimit të tij këtë verë nga Brightoni.
Chelsea barazoi me rezultat 2-2 në ndeshjen e luajtur shtëpi me Leeds United në ndeshjen e xhiros së 26-të të Ligës Premier.
Sulmuesi i londinezëve, Joao Pedro, hapi serinë e golave duke arritur një rekord interesant në Ligën Premier.
Ai u bë vetëm braziliani i katërt në historinë e Ligës Premier që shënon 10+ gola së paku në dy sezone të Ligës Premier.
João Pedro reaches 10 Premier League goals this season, equalling his highest-ever tally during his time at Brighton. 🇧🇷 🔥 pic.twitter.com/Hi4TDORV0X
— WhoScored (@WhoScored) February 10, 2026
Më parë, ky rekord ishte arritur nga Roberto Firmino (4 herë), Richarlison (2 herë) dhe Matheus Cunha (2 herë).
Chelsea kishte 58% të posedimit të topit, 15 gjuajtje, 6 në portë, 512 pasime, 7 goditje nga këndi, duke mbetur i 9-ti me 38 pikë në total. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
11/02/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































