Joao Neves thyen rekordin e Cristiano Ronaldos në Ligën e Kampionëve

Me paraqitjen e tij kundër Athletic Bilbaos të mërkurën në mbrëmje në barazimin 0-0 të PSG-së, Joao Neves barazoi rekordin e Cristiano Ronaldos në Ligën e Kampionëve.
Neves po vazhdon të shkruaj histori me emrin e tij, duke befasuar të gjithë me nivelin e treguar edhe pse në moshë të re.
Një rekord të fundit, Neves e ka arritur edhe gjatë kësaj jave, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të PSG-së të zhvilluar në udhëtim te Bilbao.
Sipas informacionit të raportuar nga BeFootball, mesfushori portugez luajti ndeshjen e tij të 30-të në këtë garë.
🚨 𝗝𝗢𝗔̃𝗢 𝗡𝗘𝗩𝗘𝗦 🇵🇹 𝗔 𝗕𝗔𝗧𝗧𝗨 𝗛𝗜𝗘𝗥 𝗦𝗢𝗜𝗥 𝗨𝗡 𝗥𝗘𝗖𝗢𝗥𝗗 𝗗𝗘 𝗖𝗥𝗜𝗦𝗧𝗜𝗔𝗡𝗢 𝗥𝗢𝗡𝗔𝗟𝗗𝗢 🐐 🤯🤩
Avec 𝟯𝟬 𝗠𝗔𝗧𝗖𝗛𝗦 de Ligue des Champions à 21 ans et 74 jours, il devient 𝗟𝗘 𝗣𝗟𝗨𝗦 𝗝𝗘𝗨𝗡𝗘 👶 𝗣𝗢𝗥𝗧𝗨𝗚𝗔𝗜𝗦 𝗗𝗘 𝗟’𝗛𝗜𝗦𝗧𝗢𝗜𝗥𝗘 à… pic.twitter.com/VN9RBJM57L
— BeFootball (@_BeFootball) December 11, 2025
Duke arritur këtë total në moshën 21 vjeç e 74 ditë, Neves tejkalon Cristiano Ronaldon, i cili luajti ndeshjen e tij të 30-të në Ligën e Kampionëve në moshën 21 vjeç e 226 ditë.
Kjo statistikë konfirmon pjekurinë e hershme të Joao Neves, i cili tashmë e ka fituar këtë garë si një nga lojtarët kyç në triumfin e Paris Saint-Germain. /Telegrafi/



















































