Joao Felix dhe sfida e "Golden Boy" - kur çmimi nuk garanton një superyll

Joao Felix, fitues i "Golden Boy" 2019, është shembulli më i fundit i futbollistëve të rinj premtues që nuk arritën të përmbushnin pritshmëritë e mëdha.
Në moshën 25 vjeç, dhe pas periudhave te Atletico Madrid, Barcelona, Chelsea, AC Milan dhe Benfica, portugezi ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij, duke u bashkuar me Al-Nassr.
Atje, ai u takua me Cristiano Ronaldon për t’iu bashkuar për të ndihmuar në qëllimin e tij, drejt 1000 golave në futbollin profesional. Felix bashkohet kështu me një listë lojtarësh të rinj premtues që nuk arritën të përmbushnin pritshmëritë e vendosura për ta.
Felix shkëlqeu në sezonin 2018/19 me Benfican, duke shënuar 20 gola, dhe u transferua te Atletico Madrid për 127 milionë euro, më e shtrenjta në historinë e klubit.
Megjithatë, pritshmëritë e vendosura nga ekspertët dhe fansat nuk u përmbushën, duke e bërë atë një nga fituesit e "Golden Boy" që nuk u bënë superyll global.
Ky fenomen nuk është unik për Félix. Çmimi "Golden Boy", i dhënë nga gazeta italiane Tuttosport, ka pasur histori të ndryshme: nga lojtarë që u bënë yje botërorë si Wayne Rooney, Leo Messi, Cecs Fábregas, Kun Agüero, Kylian Mbappé dhe Erling Haaland, deri te raste më problematike si Mario Balotelli, Alexader Pato, Matthis de Ligt apo vetë Joao Felix.
Çmimi është gjithmonë një nderim për talentin e ri, por nuk garanton sukses të menjëhershëm.
Fakti që Cristiano Ronaldo nuk e fitoi, ndërsa Felix po, tregon se futbolli nuk mund të parashikohet me siguri dhe se rruga drejt një superylli global mbetet gjithmonë e paparashikueshme. /Telegrafi/























































