Mbrojtësi i Manchester Cityt, Joao Cancelo raportohet se është duke kërkuar një lëvizje huazimi te Barcelona kur të kthehet nga Bayern Munich këtë verë - me agjentin e tij Jorge Mendes që thuhet se po zhvillon bisedime me skuadrën e La Ligës.

28-vjeçari u largua nga Etihad në afatin kalimtar të janarit pasi u përplas me Pep Guardiolën teksa iu bashkua gjigantëve të Bundesligës, Bayern Munich.


Megjithatë, ai nuk do të vazhdojë me Bayernin sezonin e ardhshëm, sipas gazetës spanjolle Sport.

Besohet se ai nuk dëshiron të kthehet as te Man City dhe mund t'i bashkohet Barcelonës si një 'destinacion ideal'.

Raportimi vazhdon të zbulojë se agjenti i tij Mendes ishte në Barcelonë kohët e fundit për të diskutuar ardhjen e tij të mundshme në Camp Nou.

Mendes ishte 'ndërmjetësues për të arritur një lëvizje të favorshme huazimi' për klientin e tij për sezonin e ardhshëm, me një opsion blerjeje.

Ndërsa Cancelo dëshiron t'i bashkohet Barceonës, tani besohet se ata po punojnë për një marrëveshje për një lojtar në pozicionin e tij, pavarësisht se nuk ishte prioritet në javët e mëparshme. /Telegrafi/

telegrafi sport app