Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low, ka folur pas fitores ndaj Portugalisë me rezultat 4-2.

Gjermania mori fitoren e parë në EURO 2020, pas humbjes në ndeshjen e parë ndaj Francës (1-0).


Trajneri është i lumtur që skuadra e tij u kthye te fitoja, e cila sipas tij erdhi pa shumë bisedash që kishte me lojtarët.

"Ne folëm për disa gjëra ditëve të fundit. Ne ende ishim duke kërkuar ekuilibër pas ndeshjes në Francë dhe e dinim që duhej të shtonim një ingranazh për të krijuar më shumë raste për gol”.

portugal v germany   uefa euro 2020 group f

“Luftuan shkëlqyeshëm dhe treguan moral të madh. Ne patëm shumë sulme të mira kundër një kundërshtari vërtet të fortë", ka thënë Low.

Gjermania tani ka 3 pikë, aq sa Portugalia, ndërsa ndeshjen e fundit e luan ndaj Hungarisë. /Telegrafi/

telegrafi sport app