Milot Rashica pritet të largohet nga Werder Bremen gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ylli kosovar ishte ndër lojtarët më të kërkuar edhe në verë, por Werder nuk pranoi ofertat për të.


Aston Villa, West Ham United, RB Leipzig, Bayer Leverkusen e Brighton ishin disa nga skuadrat që kërkuan transferimin e Rashicës.

Megjithatë asnjëra ofertë nuk e kënaqi Werderin dhe Rashica mbeti pjesë e kësaj skuadre së paku deri në janar.

000727883W

24-vjeçari megjithatë pritet të largohet nga Werder Bremen gjatë janarit, pasi ofertat nuk mungojnë për të.

Bayer Leverkusen shihet si skuadra favorite për të nënshkruar me Milotin, pasi ‘Farmacuetikët’ ishin shumë pranë tij edhe në verë, por vetëm për shkak të kohës së limituar transferimi nuk u zyrtarizua.

Megjithatë tani mediat gjermane kanë raportuar se Leverkusen nuk është e vetmja skuadër në garë për reprezentuesin kosovar.

0 GettyImages 1229131053 1

RB Leipzig dhe Wolfsburg janë dy skuadrat tjera nga Bundesliga që kanë shprehur gatishmërinë për transferimin e Rashicës.

Por për dallim nga vera e këtij viti ku Werder synonte të fitonte rreth 25 milionë euro nga shitja e Rashicës, vlera e vushtrriasit tani ka rënë.

23959262 milot rashica von werder bremen schiesst den ball testspiel 2kcOX5suCLea

Gjithnjë sipas medieve gjermane, Werder është gati ta lejoj largimin e kosovarit nëse vije një ofertë rreth 15 milionë euro.

Rashica këtë edicion ka zhvilluar pesë ndeshje me Werderin në Bundesliga, ku nuk ka shijuar ende golin, por që ka bërë një asistim. /Telegrafi/

telegrafi sport app