Jetoi 32 vjet i vetëm në një ishull, italiani transferohet në një banesë buzë detit

Një italian duhet të largohet nga ishulli në të cilin ka jetuar për më shumë se 30 vjet pas presionit nga autoritetet.
Mauro Morandi, 81 vjeç, u transferua në Budelli në vitin 1989. Vitin e kaluar, megjithatë, Morandi tha se pronarët e ishullit, i cili është i famshëm për plazhin e tij rozë, donin që ai të zhvendosej.
“Unë do të largohem duke shpresuar se në të ardhmen Budelli do të mbrohet siç e kam mbrojtur për 32 vjet”, shkroi ai në Facebook.
Duke folur për BBC Outlook në vitin 2018, ish-mësuesi i edukimit fizik tha se kishte qenë “gjithnjë pak rebel”.
“Unë isha mjaft i ngopur me shumë gjëra në lidhje me shoqërinë tonë: konsumizmi dhe situata politike në Itali”, tha Morandi. “Vendosa të transferohem në një ishull të shkretë në Polinezi, larg gjithë civilizimit. Doja të filloja një jetë të re afër natyrës”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.
Pasi filluan udhëtimin e tyre përmes detit, ai dhe një numër miqsh zbritën në arkipelagun italian të La Maddalena, ku planifikuan të punonin dhe të bënin para për të financuar pjesën tjetër të udhëtimeve të tyre.
Por pasi mbërriti në Budelli dhe takoi kujdestarin e ishullit, i cili ishte gati të dilte në pension, Morandi vendosi të qëndrojë – dhe ka mbetur që atëherë, duke kërkuar ishullin dhe duke folur me turistët.
Sidoqoftë, ai është përballur me një numër kërcënimesh dëbimi gjatë viteve.
Së fundi, peticionin që i bën thirrje qeverisë italiane ta lejojë atë të qëndrojë e kanë nënshkruar 70 mijë nënshkrime.
Por të dielën, Morandi njoftoi vendimin për t’u larguar, duke i thënë gazetës The Guardian se do të transferohej në një banesë të vogël në ishullin e afërt të La Maddalena, “Jeta ime nuk do të ndryshojë shumë, unë do të shoh akoma detin”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zelensky kërkoi falje për mosmarrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në një letër drejtuar Trumpit, pretendon Witkoff

Tajvani prezanton raketën e re supersonike, fluturon tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit – e specializuar për fundosjen e anijeve

Ontario kërcënon se do të ‘fikë plotësisht energjinë elektrike’ për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Ukrainasit godasin rafineritë e naftës në Rusi

Tajvani prezanton raketën e re supersonike, fluturon tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit – e specializuar për fundosjen e anijeve

Kryeministri britanik thotë se tankeri që u përplas me një anije tjetër, po transportonte karburant për Departamentin amerikan të Mbrojtjes

Rubio flet për përplasjen në Zyrën Ovale: Nuk mund ta besoja atë që po shihja, isha sikur – kjo nuk mund të jetë e vërtetë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa