Ritmi i shpejtë i jetës dhe angazhimet e përditshme kërkojnë zgjidhje të reja për kujdesin ndaj shëndetit dhe mirëqenies.

JetoFIT vjen pikërisht me këtë qasje: një platformë moderne që u jep përdoruesve zgjedhje më të gjera për aktivitet fizik, kudo dhe kurdo që u përshtatet.


Me JetoFIT, sporti bëhet më fleksibël dhe më i aksesueshëm për të gjithë. Përmes një anëtarësie të vetme, përdoruesit mund të stërviten në ambiente të shumta dhe të zgjedhin disiplinat që u përshtaten më shumë, pa u kufizuar në një hapësirë të vetme.

Sport që motivon dhe bashkon

Sporti sjell energji, fokus dhe mirëqenie emocionale. Për shumë njerëz, është mëyrë për t’urelaksuar, për t’u larguar nga rutina e përditshme dhe për të ndërtuar lidhje të reja shoqërore.Përmes JetoFIT, këto përfitime bëhen më të qasshme, pasi përdoruesit kanë mundësi të lëvizin lirshëm mes sporteve dhe qendrave të ndryshme, duke krijuar rutinën që i frymëzon dhe imotivon.

Fleksibilitet për çdo individ dhe kompani

Platforma ofron paketa të ndryshme anëtarësie për individët, grupet dhe bizneset. Kompanitë që investojnë në mirëqenie për punonjësit e tyre mund të ofrojnë një vlerë të shtuar që u përshtatet stileve të ndryshme të jetës dhe preferencave sportive.

Rrjet partnerësh në shumë qytete

JetoFIT po ndërton një rrjet të gjerë partnerësh: palestra, qendra noti dhe studio të ndryshme sportive të shpërndara në qytete të ndryshme. Kjo i mundëson përdoruesve të zgjedhin vendin më të përshtatshëm, qoftë pranë shtëpisë, punës apo gjatë udhëtimit brenda vendit.Qasja e decentralizuar krijon fleksibilitet real në përditshmëri dhe e lidh komunitetin sportiv në mënyrë funksionale dhe praktike.

Një platformë në zgjerim të vazhdueshëm

JetoFIT është tashmë i pranishëm në Kosovë, duke synuar rritjen e rrjetit në rajon dhe në SHBA me një vizion të qartë: t’u sjellë njerëzve një mënyrë moderne dhe të qasshme për ta integruar sportin në jetën e tyre të përditshme.

Për më shumë kontaktoni në:

Web: www.jeto.fit

Tel: + 383 44 239 470

Instagram: jeto.fit

Për abonime, klikoni në: JetoFIT Abonimet