LAJMI I FUNDIT:

“Jetimat e Ballkanit” ndihmon me pako ushqimore dhe higjienike 130 familje në nevojë në Mitrovicë

“Jetimat e Ballkanit” ndihmon me pako ushqimore dhe higjienike 130 familje në nevojë në Mitrovicë

Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” e drejtuar nga hoxhë Halil Kastrati, sot ka ndihmuar me pako ushqimore dhe higjienike 130 familje në nevojë të Mitrovicës, ku 30 prej tyre janë dhuruar për familjet që jetojnë në pjesën veriore të qytetit.

“Me rastin e shpërndarjes ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ku së bashku me hoxhën Halil Kastrati kanë ndarë pakot ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë sociale.


Me këtë rast kryetari Bahtiri, ka falënderuar dhe vlerësuar kontributin e shoqatës së hoxhës Halil Kastrati, duke thënë se shoqata e tyre vazhdimisht ka ndihmuar shumë familje të Mitrovicës me pako ushqimore, ka ndarë bursa për studentët e familjeve në nevojë, si dhe kanë zgjidhur çështjen e banimit disa familjeve, me ç’ rast nga një projekt i përbashkët janë ndërtuar edhe 50 shtëpi të cilat do të ndahen shumë shpejt për familjet e përzgjedhura”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme

"Është koha që KEDS dhe Qeveria të japin llogari", Sejdiu ngre dyshime për transparencën e KEDS-it

Lajme
Kalo në kategori