LAJMI I FUNDIT:

Jeta i kaloi me abuzime dhe torturime: Kush ishte gruaja e parë që u ekzekutua pas 68 viteve në Amerikë

Jeta i kaloi me abuzime dhe torturime: Kush ishte gruaja e parë që u ekzekutua pas 68 viteve në Amerikë

Lisa Montgomery, e vetmja grua që priste të vritej në burgun federal, u ekzekutua këtë mëngjes në Indiana. Ky ishte ekzekutimi i parë i një gruaje që nga viti 1953.

Montgomery, 52 vjeçare, u dënua në Misuri në vitin 2007 për rrëmbim dhe vrasje të Bobbie Jo Stinnett, e cila ishte në muajin e tetë të shtatzënisë, foshnjën e së cilës ia preu në bark. Fëmija mbijetoi.


Ekzekutimi i Montgomery u shty në mënyrë të përsëritur sepse mbrojtja argumentoi se ishte mendërisht e paaftë për të kuptuar arsyen e dënimit, megjithatë, Gjykata e Lartë hoqi pengesën e fundit duke hedhur poshtë vendimin e gjykatës më të ulët për të shtyrë vrasjen e saj.

Ajo është abuzuar që nga fëmijëria e saj e hershme

Tragjeditë e Lisa Montgomery e ndoqën atë gjithë jetën e saj, dhe gjithçka filloi edhe para se ajo të lindte. Sipas babait të saj, nëna e Lisa Judy Shaughnessy u deh gjatë gjithë shtatzënisë, prandaj vajza e tyre lindi me sindromën e alkoolit fetal.

Ajo e përjetoi abuzimin e saj të parë seksual në moshën trevjeçare. Motra e saj tetëvjeçare, Diane u përdhunua më pas nga një burrë që supozohej të kujdesej për ta. Lisa shtrihej në të njëjtën shtrat gjatë gjithë kohës, transmeton Telegrafi.

Në moshën 11 vjeç, ajo e përjetoi këtë në lëkurën e saj. Njerku i saj Jack Kleiner, një i dehur që rrahte rregullisht Lisa dhe nënën e saj, filloi ta përdhunonte atë një ose dy herë në javë.

Ekzekutohet Lisa Montgomery
Lexo po ashtu Ekzekutohet Lisa Montgomery

Në vitet në vijim, përdhunimi u bë aq i zakonshëm sa që Kleiner ndërtoi një dhomë të veçantë pranë karvanit të tyre ku mund të abuzonte me ta pa dëgjuar askush rënkimet, shkruan The Guardian.

Gjersa përdhunonte dhe abuzonte me të, njerku i saj u mundua ta ngufaste me një jastëk Lisën. Gjatë rezistencë, koka e saj goditi dyshemenë e betonit, duke bërë që ajo të pësonte lëndime të trurit që më vonë do të dukeshin në rezonancën magnetike.

Kur nëna e saj një herë hyri në dhomë gjatë përdhunimit, ajo u zemërua aq shumë sa që shkoi të merrte armën dhe ia mbështeti në kokën e vajzës së saj. Ajo bërtiti, “Si mund ta bësh këtë me mua?”.

Me kalimin e kohës, abuzimi u përkeqësua. Babai i Lisës ftonte miqtë e tij ta përdhunonin me orë të tëra dhe të urinonin në trupin e saj. Nëna, e cila do t’ia shiste trupin e Lisës elektricistëve dhe hidraulikëve në këmbim të punëve të shtëpisë, gjithashtu mori pjesë në abuzim.

Si adoleshente, Lisa Montgomery i besoi një kushëririt, i cili ishte zëvendës sherif në atë kohë. Ajo i tha atij se burrat e lidhën, e rrahën dhe urinuan mbi të. Në vend që ta ndihmonte, kushëriu e largoi dhe e la në shtëpinë e njerkut të saj.

Kur Judy Shaughnessy u shkurorëzua nga burri i saj i dytë, ajo dhe Lisa dëshmuan në gjykatë për abuzimin seksual. Gjykatësi e kundërshtoi nënën se ajo duhej të kishte raportuar abuzimin, por ai nuk e bëri atë vetë, shkruan BBC.

Përmes martesës kërkoi shpëtimin: Edhe burri e përdhunoi

Në moshën 18 vjeçare, Lisa Montgomery u martua me djalin e njerkut të saj. Në moshën 25-vjeçare, ajo lindi katër fëmijë, por martesa ende nuk i dha asaj një shpëtim nga abuzimi për të cilin kishte shpresuar. Vëllai i Lisës gjeti aksidentalisht një video ku shihej se Lisën teksa rrihte dhe përdhunonte burrin e saj.

“Ishte po aq e dhunshme sa një skenë tmerri. Isha i sëmurë ndërsa shikoja. Nuk dija çfarë t’i thoja motrës sime”, tha ai më vonë, transmeton Telegrafi.

Miqtë dhe familja filluan të vinin re se Lisa po humbiste gjithnjë e më shumë “në botën e saj”. Avokatët e saj pretendojnë se këto ishin shenjat e para të sëmundjes mendore, duke përfshirë çrregullimin bipolar, PTSD komplekse, çrregullimin përçarës dhe dëmtimin e trurit.

Lisa Montgomery u shkurorëzua nga burri i parë pas një kohe dhe u martua me Kevin Montgomeryn. Ishte gjatë kësaj periudhe që ajo filloi të pretendonte të ishte shtatzënë edhe pse nuk ishte e mundur. Gjegjësisht, pas lindjes së fëmijës së saj të katërt, Lisa iu nënshtrua një procedure të përhershme sterilizimi.

Sipas avokatëve të saj, Lisa kishte frikë se ish-burri i saj do ta kapte atë duke gënjyer dhe do ta përdorte atë për të fituar kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Kjo frikë përfundimisht e dërgojë në krimin për të cilin Lisa Montgomery do të dënohet me vdekje.

Vrasja e Bobbie Jo Stinnett

Më 16 dhjetor të vitit 2004, në moshën 36 vjeçare, Lisa Montgomery udhëtoi nga shtëpia e saj në Kansas për në qytetin e vogël të Skidmores, Misurit. Atje ajo do të takonte Bobbie Jo Stinnett, një grua në muajin e tetë të shtatzënisë të cilën e takoi në një forum të qenve.

Ajo kishte rënë dakord më parë me Stinnett se do të blinte një nga këlyshët e saj, por sapo Lisa hyri në shtëpinë e saj, ajo sulmoi gruan shtatzënë dhe e mbyti atë me një litar.

Menjëherë pas vrasjes, ajo preu fetusin nga mitra me një thikë kuzhine. Fëmija mbijetoi dhe Lisa Montgomery e çoi në shtëpinë e saj në Kansas. Ajo pretendoi se ishte fëmija i saj që ajo kishte lindur një ditë më parë.

Policia e gjurmoi atë shumë shpejt, morri fëmijën e saj dhe ia ktheu babait të saj.

Pas arrestimit, avokatët e mbështetën mbrojtjen e tyre në teorinë se Bobbie Jo Stinnett se vrau vëllain e Lisës, edhe pse ai kishte një alibi solide në atë kohë.

Ekipi i avokatëve që më vonë morën mbrojtjen e Lisa Montgomeryt pretenduan se lëvizja e shkatërroi besueshmërinë e saj, prandaj mbrojtja, bazuar në çmenduri, dështoi në fund, shkruan BBC.

Jurisë iu deshën pesë orë për ta shpallur fajtore, dhe të nesërmen Lisa Montgomery u dënua me vdekje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori