LAJMI I FUNDIT:

Jeta e bariut Ismajl Bekteshi në Gllogovicë të Gollakut: Të huajt po çuditen me ne, rinia do të vdesin nga uria (Video)

Jeta e bariut Ismajl Bekteshi në Gllogovicë të Gollakut: Të huajt po çuditen me ne, rinia do të vdesin nga uria (Video)

Ismajl Bekteshi tërë ditën e kalon në kodrat e mëdha të Gllogovicës.

Ato që i bëjnë shoqëri janë vetëm delet, sepse shokët e tij, pothuajse të gjithë janë shpërngulur.


Ismajl Bekteshi, nga fshati Gllogovicë, ka rrëfyer  për jetën e vështirë në këtë vend. Ai ka thënë se të ardhurat e vetme janë nga bagëtia që mban.

“Të parët tonë kanë jetuar me punët e këtij fshati. Qeveria nuk po na ndihmon. Po të na ndihmonte qeveria do t’i shumonim më shumë delet dhe do të fitonim më shumë”, thotë Ismajl Bekteshi për RTV Dukagjinin.

Për të shkuar tek ky vend, duhet të kalosh pothuajse gjithë fshatrat e Gollakut. Ai gjendët i fshehur aty mes bjeshkëve.

Ismajl Bekteshit, ka thënë se dikur ky fshat kishte 80 shtëpi, ndërsa sot kanë mbet vetëm tetë prej tyre.

Sipas tij, çdoherë banorët e këtushëm janë marrë me blegtori, sepse natyra ka qenë e frytshme.

“Për të jetuar kohët e mëhershme kanë qenë më të lehta, sepse punonte një jetonin dhjetë veta. Tash duhet të punojnë të gjithë. Është më mirë që duhet të punojnë, por nuk po kanë mundësi ku të punojnë se nuk po kanë punë. Jam duke u frikuar se këta të ri do të vdesin nga uria. Këta të huajt janë duke u çuditur me neve. Ata nuk i lënë të shkojnë kot as murrizat. Te na gjithçka është prishur. Malet janë prerë, pemët janë tharë, shtëpiat u prishën. Pastaj edhe pas lufte njerëzit u shkapërderdhën…”, thotë më tej Ismajl Bekteshi.

55 vjeçari, me shkop në dorë kalon ditët kodrave të fshatit me delet, që  kishin  mbetur shoqëria më e mirë e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori