LAJMI I FUNDIT:

Jess Baily: ShBA i jep përkrahje të plotë Maqedonisë në rrugën drejt NATO dhe BE

Jess Baily: ShBA i jep përkrahje të plotë Maqedonisë në rrugën drejt NATO dhe BE

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, sonte në Shkup ka organizuar pranimin tradicional për nder të ditës së pavarësisë së ShBA, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ambasadori Jess Baily duke folur për marrëdhëniet dypalëshe ka referuar për ndihmën të cilën e ofron ShBA dhe se qëllimi është që Maqedonia ti plotësojë planet e saj për integrimet euroatlantike.

“Në OKB, të bashkuar me 173 kombe e kemi nënshkruar Marrëveshjen historike të Parisit për luftë kundër ndryshimeve klimatike, ndërsa këtu në Shkup kemi punuar ti ndihmojmë Maqedonisë të përparojë në rrugën drejt NATO dhe BE.


“Pjesë e ndihmës tonë ka qenë edhe ndihma për përgatitjen dhe stërvitjen e Armatës me qëllim të përafrimit me standardet e NATO.” Ka thënë Baily në fjalimin e tij.

Ai edhe njëherë ka shfrytëzuar rastin që ta ftojë Maqedoninë që ta tejkalojë krizën politike, ta respektojë të drejtën dhe institucionet demokratike dhe ta zbatojë Marrëveshjen “Përzhino”.

“Pika e fundit ka mbizotëruar në lajmet e vendit, por të gjithë e dimë se Maqedonia është më tepër se vetë titujt në gazeta. Maqedonia është populli i saj, trashëgimia, bukuritë natyrore nga Sharri e deri te Liqeni i Dojranit, Ohrit dhe Prespës e deri te malet e Osogovës”, ka përfunduar Baily./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori