LAJMI I FUNDIT:

Jeremiq: Ose Kosova në OKB, ose përkeqësim të marrëdhënieve me faktorët kyç ndërkombëtarë

Jeremiq: Ose Kosova në OKB, ose përkeqësim të marrëdhënieve me faktorët kyç ndërkombëtarë

Kryetari i Qendrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, Vuk Jeremiq, ka paralajmëruar se në vitin 2018 Serbia do të përballet me një “situatë të vështirë”.

Sipas tij, përcjell Telegrafi, kjo për faktin se do të duhet të zgjedhë mes pajtimit me anëtarësimin e Kosovës në OKB ose me përkeqësim të marrëdhënieve me faktorët kyç ndërkombëtarë.

Mysafir në Radio Televizionin e Vojvodinës, Jeremiq vlerësoi se situata pas referendumit mbi pavarësinë e Katalonjës ishte “shumë serioze” dhe se kjo mund të ndikonte në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës, por shtoi se Serbia nuk përdor të gjitha mjetet diplomatike në situatën e sapokrijuar të cilat janë në dispozicion të saj.


“Pas konsultimeve urgjente me Presidentin e Serbisë, kryeministren Ana Brnabiç njoftoi në mënyrë dramatike se Serbia do të dërgonte një letër zyrtarëve në Bruksel, por unë nuk besoj se kjo letër do të na sjellë ndonjë përfitim dhe as nuk besoj se ndonjë vend do të tërheqë njohjen e Kosovës”, citohet të ketë thënë ish-kreu i diplomacisë serbe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Kalo në kategori