Tentoi t’u japë ryshfet policëve për të futur gruan në Kosovë, arrestohet në Jarinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi kishte tentuar t’u jep ryshfet zyrtarëve policorë në Jarinë, me qëllim të lejimit të hyrjes së paligjshme në Kosovë të bashkëshortes së tij, duke anashkaluar procedurat dhe kriteret shtetërore në fuqi.
Pas reagimit të Njësisë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Mitrovicë Veri, dhe nën udhëzimet e Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti penal për veprën dhënia e ryshfetit.
Gjatë procedurës janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore përfshirë intervistimin e të dyshuarit në prezencë të avokatit mbrojtës dhe sekuestrimin e provës materiale.
Është analizuar raporti i zyrtarëve policor të ndërlidhur në rast dhe pas shqyrtimit të të gjitha provave, lidhur me procedurën penale prokurori i shtetit ka nxjerrë aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar për 48 orë.

















































