Muharrem Kuçi sot ka dhënë dorëheqje nga posti i zëvendësministrit të Shëndetësisë.

Dorëheqjen e ka bërë publike vetë Kuçi në një postim të shkurtër në Facebook, duke mos treguar arsyet se pse e ka marr një vendim të tillë.


“Të nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha. Më lejoni të ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje nga posti i Zv.ministrit të Shëndetësisë. Me këtë rast dua të falënderoj të gjithë ata me të cilët pata një bashkëpunim të ndërsjellë në ministri dhe më gjerë”, ka shkruar ai.

Muaharrem Kuçi kishte ushtruar  këtë pozitë për nëntë muaj, dhe vinte nga subjekti politik NISMA Socialdemokrate.

Në postin e zëvendësministrit të Shëndetësisë kanë mbetur Ali Berisha nga AAK-ja, Granit Abdullahu nga AKR-ja dhe Rrustem Musa nga PDK-ja./Telegrafi/