Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla ka dhënë dorëheqje nga posti i ministres si dhe nga të gjitha funksionet në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe nga anëtarësia.
Ajo ka thënë se e ndjen obligim moral të jep dorëheqje pas audio-incizimeve ku pretendohet se se janë bërë manipulime me vota, transmeton Telegrafi.
“Edhe pse në rrethana ende të pasqaruara, e ndodhur në mes të një skeme piramidale të njollosjes, linqimit, presionit, manipulimit dhe shantazhit ndaj meje dhe familjes sime, e konsideroj obligim moral dhe gjënë më të drejtë, dorëheqjen e menjëhershme nga pozita e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nga të gjitha funksionet në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe nga anëtarësia”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
“Edhe pse në rrethana ende të pasqaruara, e ndodhur në mes të një skeme piramidale të njollosjes, linqimit, presionit, manipulimit dhe shantazhit ndaj meje dhe familjes sime, e konsideroj obligim moral dhe gjënë më të drejtë, dorëheqjen e menjëhershme nga pozita e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nga të gjitha funksionet në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe nga anëtarësia.
Këtë vendim e marr vetëm për shkak të pamundësisë morale që më është shkaktuar dhe imazhit që më është dëmtuar nga persona me qëllime të pista, e jo sepse ndjej përgjegjësi për manipulimet dhe akuzat që më janë mveshur pamëshirshëm mua dhe familjes time. Cenimi i nderit dhe punës sime nga lojërat denigruese të të tjerëve, paraqet shkak-pasojën e këtij vendimi.
Nuk është sekret që Aleanca nuk ka qenë favorit për t’i fituar zgjedhjet, dhe ky fakt ka alarmuar disa që mbijetesën politike e kanë luftë për ekzistencë! Ata janë angazhuar që me çdo kusht të fitojnë betejën zgjedhore, pa zgjedhur mjet e as rrugë. Me çdo kusht kanë aderuar njerëz të padëshmuar e të panjohur për strukturat e partisë, për të ndërtuar projeksionet dhe aleancat e tyre për mirëmbajtjen e kontrollit dhe shantazhit përbrenda.
Distancimi im nga një parti tek e cila kam besuar fort dhe kontribuar shumë, mbi 15 vjet, nuk e kam menduar asnjëherë që do të vijë. Por tani që erdhi, jam në paqe që po largohem nga prezenca toksike e disa njerëzve që AAK-në e bëjnë parti të pareformueshme, dhe kryetarin Haradinaj të izoluar.
Siç kam kërkuar edhe më herët, RIPËRSËRIS që në interval sa më të shkurtër kohor, Prokuroria e Shtetit të ndriçojë para së gjithash vërtetësinë e video-inskenimit të plasuar në mënyrë të dyshimtë në pseudo-portale dhe faktimin e vërtetësisë së të gjitha pretendimeve që implikojnë familjen time dhe mua.
Kjo ka rëndësi jetike meqë akoma është i panjohur autenticiteti i kësaj videoje, koha kur kjo bisedë është zhvilluar, identiteti i personave pjesëmarrës në të dhe gama e dëmtimit që kanë shkaktuar. Madje, tashmë jemi në kërkim të ekspertëve ndërkombëtar për dhënien e opinionit të tyre profesional rreth autenticitetit të saj!
Rinumërimi i disa kutive është një hap përpara, por jo determinues për zbulimin e të vërtetës së plotë, pasiqë gjeneza e problemit qëndron pikërisht tek pretendimet e parashtruara në këtë video-inskenim, e që jam e bindur se me zbardhjen e fakteve, do të rrënohen edhe SKEMAT PIRAMIDALE KRIMINALE, TË ORKESTRUARA NGA PARAPOLITIKA, E QË AKTIVIZOHEN SA HERË KA NEVOJË. Për këto arsye, dyshimet janë të bazuara që ka keqpërdorime edhe të kutive tjera, andaj KËRKOJ RINUMËRIM TOTAL. Faktet do t’i paraqes në organet kompetente.
Ditëve të fundit, është hedhur tepër baltë e mjegulluar në shpërfytyrim faktet. Megjithatë, koha dhe kërkesa insistuese e imja për drejtësi, do të distilojnë të vërtetën. Paditë për shpifje, fyerje, e shantazh do të mbeten aktive, dhe nuk do të ndalem derisa sekreti publik i lidhjes së krimit me pseudo-portalet do të vërtetohet.
Politikëbërja në Kosovë nuk duhet të shndërrohet në një zanat që të merr jetën ose nderin. Ndërsa jap dorëheqjen nga funksioni publik, siguroj ata që gatuan këtë skemë se do të marrin monedhën përkatëse për të gjitha skemat që me vite i kanë gatuar pa dhënë përgjegjësi. Kjo që më është mveshur mua sot, ju pasqyron JUVE e assesi mua, e këtë që po them sot, e shumë të tjera – drejtësia do t’i vulosë herdokur!
Mbështetësve të ndershëm të këtij vendi, të cilët janë konfuzë nga zhurma dhe ndotja e ditëve të fundit, i ftoj për durim dhe i falënderoj për mbështetje. Miqve që më njohin prej vitesh dhe nuk kanë dyshuar në standardin e lartë moral që respektoj dhe kërkoj të respektohet, u kërkoj të vazhdojmë bashkarisht përpjekjen për sanimin e klimës politike dhe institucionale në Kosovë.
Këtë e shtrij edhe tek ata kolegë me të cilët jemi gjendur në llogore të ndryshme partiake, kundërshtarë por assesi armiq, e që pavarësisht diferencave ideologjike, na bashkon respekti për sakrificën e prindërve tanë, standardin shtetëror që nuk e ndërtuam kurrë, dhe të ardhmen e fëmijëve tanë në Kosovë.
Mirupafshim në beteja të tjera”.
Ndryshe, ditë më parë në media është publikuar një audio video-incizimi, përmes të cilit pretendohet se Dardan Stublla – bashkëshorti i kryediplomates kosovare dhe kandidates së AAK-së për deputete, Meliza Haradinaj-Stublla, ka blerë me para votat për gruan e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje