Ylli i muzikës amerikane Jennifer Lopez ftoi një fans në skenë në një koncert në Los Vegas. Reagimi i saj kur ai i tha se emri i tij ishte Ben i bëri të gjithë të qeshnin.

"Si quhesh?" e pyeti ajo, të cilit ai iu përgjigj, "Ben." Ajo tha, "Ben? Ëëë. Eja këtu", dhe shpërtheu në të qeshura. Ajo i mori dorën dhe e çoi prapa skenës. Klipi tërhoqi vëmendjen e përdoruesve të mediave sociale.


“Ajo është një mbretëreshë”, “Ky reagim nuk na habit aspak”, “Për të, vetëm Beni hyn në lojë”, janë disa nga komentet.

- YouTube youtube.com

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ishin bashkë për herë të parë nga viti 2002 deri në vitin 2004. Ata e ringjallën marrëdhënien e tyre në vitin 2022 dhe u martuan një vit më vonë. Megjithatë, martesa e tyre nuk zgjati. Ajo kërkoi divorc në vitin 2024.

Kjo nuk është hera e parë që Lopez bën shaka për marrëdhëniet e saj të kaluara. Më herët këtë muaj, ajo përmendi ish-bashkëshortin e saj Marc Anthony.

"Pas divorcit tim të tretë, atëherë fillova të përmirësohesha vërtet në këtë aspekt", tha Lopez me shaka për martesën e saj me këngëtarin portorikan, nga i cili u divorcua në vitin 2014. /Telegrafi/