LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lopez ndan sekretet e bukurisë dhe vetëbesimit të saj

Jennifer Lopez ndan sekretet e bukurisë dhe vetëbesimit të saj

Jennifer Lopez është një këngëtare, aktore dhe valltare mbresëlënëse dhe si e tillë ka një sërë adhuruesish anekënd botës. E, një gjë që i ka çuditur njerëzit tash e një kohë të gjatë, sidomos femrat, është fakti që duket sikur Jennifer nuk e ka ndërmend të plaket, pasi që, përkundër faktit që është 47-vjeçare, duket më në formë së kurrë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, ajo ka ndarë disa nga sekretet e saj për rutinën e bukurisë dhe vetëbesimin në trup.


Çfarë këshille të bukurisë do t’ia kishe dhënë vetes në kohën e adoleshencës?
Duaje veten! Mos kalo shumë kohë duke u shqetësuar se çka mendojnë të tjerët për ty, sepse kur e do veten, do të jesh e lumtur dhe kur të jesh e lumtur, natyrisht se kjo gjë reflekton në tërë trupin tuaj. Natyrisht, edhe përdorimi i zbutësit të lëkurës ka rëndësi të madhe!

Sa të rëndësishme janë ushtrimet?
Jam 100 për qind e sigurt se ushtrimet janë pjesë e një tërësie që me lumturon. Koha që e kaloj duke lëvizur trupin dhe duke bërë diçka që është shumë e mirë për mua është çelësi i lumturisë sime. Gjithashtu mendoj se kur ushtrosh dhe kujdesesh për veten je më e aftë të kujdesesh edhe për njerëzit që i do.

Jennifer-Lopez_nude_096

Si e trajtoni veten kur nuk jeni mirë emocionalisht?
Sa herë që nuk jam në gjendje të mirë emocionale filloj të vallëzoj. Ekziston një lloj ndjesie e brendshme e gjallërimit që më shfaqet sa herë që filloj të vallëzoj. Në fakt, thellësisht, unë vazhdoj ta konsideroj veten valltare, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Si mund të ushqeheni shëndetshëm kur dilni me shoqërinë në darkë?
Unë jam një person social dhe më pëlqen të kaloj kohë me miqtë dhe familjen, megjithatë mundohem që të ushqehem shëndetshëm edhe kur ha jashtë shtëpisë. Zakonisht ha sallatë ose peshk me perime dhe pi shumë ujë derisa ha ushqim.

Si e formësoni trupin për pushime?
Kur dua që të përgatitem për veshje të bikinive, sekreti im janë proteinat. E marr një përzierje proteinash në mëngjes, pastaj një drekë ët shëndetshme dhe një tjetër përzierje proteinash në darkë. Kur je në dietë gjithmonë ndjenë uri gjatë natës, andaj konsumimi i përzierjes së proteinave është gjithmonë një lëvizje e mençur..

Çka do t’ju thoshe njerëzve që e krahasojnë veten me të tjerët?
Është e vështirë ta shmangësh krahasimin e vetes me të tjerët dhe unë e kam bërë këtë gjë shpeshherë. Më kujtohet kur mendoja që nuk kisha trup të bukur pasi që kisha linjat trupore që i kam sot. Mirëpo, me kalimin e kohës e kam kuptuar që të jesh e shëndoshë është gjëja më e rëndësishme.

Jennifer-Lopez--Hot-Wallpapers--04