Këngëtarja amerikane, Jennifer Lopez, është parë duke u larguar me një aeroplan privat së bashku me familjen e saj.Daily Mail ka siguruar fotografi teksa ata po bëheshin gati që të largoheshin nga Miami, vendi në të cilin jetojnë.

50-vjeçarja shihej duke ngjitur shkallëve të aeroplanit, teksa mori vëmendje me një bluzë të bardhë dhe një palë xhinse.


29016956 8372797 image m 67 1590870217463 1

Ylli i "Hustler" ka vendosur që flokët e saj t'i lë të lira mbi supe, derisa mbante një palë çizme ngjyrë krem.

Jennifer së fundmi kishte njoftuar fansat e saj se ka anuluar dasmën për shkak të pandemisë coronavirus, gjë për të cilën u mërzit shumë.

29016958 8372797 image m 51 1590868648907

Në këtë kohë, ajo së bashku me të fejuarin dhe fëmijët kanë qenë të izoluar, teksa përmes rrjete sociale ka ndarë imazhe të ndryshme nga përditshmëria. /Telegrafi/