Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Jennifer Lopez, ndau një rrëfim personal gjatë koncertit të saj në Las Vegas, në kuadër të rezidencës “The JLo Show: Up All Night Live”.

Gjatë performancës, artistja tregoi se pas përfundimit të martesës me Marc Anthony kishte kaluar një periudhë shumë të vështirë dhe kishte menduar të hiqte dorë nga gjithçka.


Në atë kohë ajo ishte nënë beqare e binjakëve Max dhe Emme, të cilët ishin vetëm trevjeçarë, shkruan DailyMail.

Lopez tha se një bisedë me mentoren e saj të ndjerë, Louise Hay, e ndihmoi të ndryshonte mënyrën si e shihte situatën.

Sipas këshillës së saj, ajo vendosi të vazhdonte përpara, ashtu si një balerinë që vazhdon të kërcejë derisa të mësojë hapat e duhur.

Pas këtij rrëfimi emocional, Lopez vazhdoi koncertin duke performuar hitin e saj “Dance Again”, ndërsa publiku e shoqëroi me brohoritje.

Rezidenca e saj në Las Vegas do të vazhdojë me disa shfaqje deri në fund të marsit. /Telegrafi/