Jennifer Lopez ka folur së fundmi hapur për divorcin e saj nga këngëtari Marc Anthony, me të cilin ka binjakët Max dhe Emme.

Ajo kujtoi se sa e vështirë ishte ajo periudhë në jetën e saj dhe se si në një moment ishte në prag të heqjes dorë nga gjithçka.


Gjatë performancës së saj në Las Vegas, ajo bëri shaka për martesat e saj, por shpejt pranoi se divorci nuk ishte aspak i lehtë.

Jennifer dhe Marc

"Pas divorcit tim të tretë, mendoj se isha mësuar tashmë me të. Në fakt, nuk është aspak qesharake. Ishte një periudhë shumë e vështirë", tha ajo me shaka.

Ajo shpjegoi se në atë kohë ishte një nënë beqare me dy binjakë të vegjël dhe se e kishte shumë të vështirë të përballonte të gjitha sfidat.

Kjo është arsyeja pse vendosi të kërkonte këshilla nga mentorja e saj, Louise Hay.

"Isha një nënë beqare me dy binjakë trevjeçarë dhe e thirra mentoren time Louise Hay. Ajo më pyeti: 'Jennifer, je balerinë, apo jo?' Unë thashë: 'Po.' Pastaj më pyeti: 'Kur je duke kërcyer dhe bën një gabim, çfarë bën?' Unë thashë: 'Vazhdoj derisa të mësoj'. Dhe ajo tha: 'Epo, kështu është në jetë. Thjesht vazhdo të kërcesh'".

Lopez e ndau mesazhin me audiencën, duke theksuar se është e rëndësishme të vazhdosh pavarësisht vështirësive të jetës.

Si kujtesë, Jennifer Lopez dhe Marc Anthony ishin të martuar nga viti 2004 deri në vitin 2014, dhe së bashku kanë binjakët Max dhe Emme.

Këngëtarja ishte e martuar më parë me Ojani Noa, Cris Judd dhe aktorin Ben Affleck. /Telegrafi/