Jennifer Lawrence i tha Andy Cohenit se ajo nuk ka qenë në lidhje me Liam Hemsworthin gjatë kohës që ai ishte me Miley Cyrus, në episodin e së hënës të “Watch What Happens Live”.

Andy e pyeti për këtë sepse tha se kur doli kënga “Flowers” e Mileyt u fol shumë se videoklipi po i referohej një përplasjeje sekrete që ajo kishte me Liam, 33 vjeç, ndërsa ishte me Mileyn, 30 vjeçare.


“Nuk është e vërtetë”, tha Jennifer.

72570505 12237277 image a 73 1687847462007 Foto: Bravo

“Të gjitha janë thashetheme. Të gjithë e dimë se jemi puthur vetëm një herë dhe kaluan vite pasi ata u ndanë, kështu që supozova se ishte një rastësi”, tha Jennifer.

Aktorja 32-vjeçare pranoi se ka shkëmbyer puthje në buzë me Liam jashtë kamerave.

72570495 12237277 image a 74 1687847477449 Foto: Getty Images

“Liam dhe unë jemi rritur bashkë. Ai është shumë ‘hot’. Çfarë do të kishit bërë ju?”, tha biondja duke qeshur.

Jennifer dhe Liam filmuan ekskluzivitetin fantastiko-shkencor “The Hunger Games” me katër pjesë midis 2012 dhe 2015, duke luajtur të dashuruarit në ekran ‘Katniss Everdeen dhe Gale Hawthorne’.

72570701 12237277 image a 79 1687847851195 Foto: Getty Images

Liam dhe Miley nga ana tjetër u ndanë pas dhjetë vitesh lidhje së bashku.

Ndarja e tyre bëri bujë të madhe në showbizin ndërkombëtar duke qenë se ishin një nga çiftet më të komentuara. /Telegrafi/

72570459 12237277 image a 75 1687847583972 Foto: Bravo