LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Aniston lanson produktin e parë nga linja e flokëve LolaVie

Jennifer Aniston lanson produktin e parë nga linja e flokëve LolaVie

Fansat janë një hap më afër arritjes së prerjes ‘Rachel’.

Më pak se një javë pas paralajmërimit të lansimit të markës së saj të bukurisë LolaVie, Jennifer Aniston tashmë ka lansuar produktin e saj debutues: një sprej me shkëlqim.


Ylli i “Friends”, 52 vjeç, foli për hyrjen e saj në industrinë e kujdesit të flokëve, duke e quajtur produktin e parë: “thikë ushtarake zvicerane e produkteve të flokëve” për shkak të përfitimeve të tij, të cilat përfshijnë mbrojtjen nga nxehtësia dhe përmirësimin e shkëlqimit.


Ndërsa ajo testoi formulën 99 për qind të prejardhur natyrshëm nga miqtë me “lloje të ndryshme flokësh”, ishte vet ajo dhe “300 personalitetet” e saj, që e frymëzuan atë për të bërë këtë në radhë të parë.

Jennifer Aniston njofton fillimin e markës së bukurisë – LolaVie
Lexo po ashtu Jennifer Aniston njofton fillimin e markës së bukurisë – LolaVie

Emri i markës së saj të re është gjithashtu një kthim mbrapa, pasi bën me shenjë për emrin e makinës së përdorur që Aniston bleu pasi u transferua në Kaliforni.

“Dikush më tha: ‘Si e ka emrin (makina jote), dhe unë i thash, ‘A është kjo diçka që e bëni ju’, dhe ata thanë, ‘Uh, po!’ Kështu që unë e quajta makinën time Lola”, kujton ajo.

View this post on Instagram

A post shared by LolaVie (@lolavie)

“Lola” shpejt mbërtheu si një pseudonim i llojit për vetë yllin: “Sa herë që vija, ata do të thoshin, “Lola është këtu’. Kështu që thjesht u bë një emër me të cilin thirresha sa herë që shfaqesha diku”, ndau ajo. /Telegrafi/