Aktorja amerikane Jennifer Aniston foli për herë të parë për partnerin e saj Jim Curtis në një intervistë për numrin e ri të revistës Elle.

"Hipnoza është një nga shumë gjërat që ai bën. Ai është i jashtëzakonshëm dhe ndihmon shumë njerëz. Është shumë i veçantë, i thjeshtë dhe i sjellshëm. Ai dëshiron t'i ndihmojë njerëzit të shërohen, të kapërcejnë traumat dhe të rikuperohen", tha ajo.


Ajo shtoi se hipnoza është një gjë e bukur, të cilës ka vendosur t’ia kushtojë jetën. Kur u pyet nëse ka ndonjë gjë për të cilën pendohet në jetën e saj, Jennifer Aniston tha jo. Ajo zbuloi gjithashtu këshillën më të mirë që ka marrë ndonjëherë.

"Shirley MacLaine gjithmonë thoshte: 'Qëndroni besnikë ndaj vetes. Mos bëni asgjë që ju bën të ndiheni në siklet. Nëse është e drejtë për zemrën dhe shpirtin tuaj, ndiqeni'", tregoi ajo.

Aktorja së fundmi postoi një foto të saj me Jim Curtis në rrjetet sociale, duke e mbishkruar: "Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime, i dashuri im". Në këtë mënyrë, ajo konfirmoi muaj të tërë spekulimesh se ata ishin bashkë. Ai deklaroi në një postim në Instagram: "Nëse kjo është një ëndërr, nuk dua të zgjohem".