LAJMI I FUNDIT:

Jeni rritur, por keni akne? Ky është shkaku

Jeni rritur, por keni akne? Ky është shkaku

Ky është problem i shpeshtë dhe ekziston arsyeja përse ndodhë kështu

Profesoresha e dermatologjisë Doris Day thekson që madje pesëdhjetë për qind e femrave vuajnë nga aknet në ndonjë moment të jetës së tyre dhe pas periudhës së pubertetit.


Dallimi midis akneve te të rriturit dhe adoleshentët ende nuk është konstatuar, transmeton Telegrafi.

Shkaktarët kryesorë të shfaqjes së tyre janë vaji, bakteret, qelizat e lëkurës të cilat bllokojnë poret dhe krijojnë inflamacion, çekuilibri hormonal, stresi dhe ushqimi.

Kushtet e ambientit jetësor, ndotja dhe ekspozimi në rreze dielli mund të përkeqësojnë aknet te të rriturit.

Ndotja e ajrit mund të shkaktojë probleme edhe në lëkurën tuaj. Gjithashtu, ekspozimi në diell ndikon negativisht në gjendjen e lëkurës, edhe pse shumica besojnë që ky ekspozim përmirëson këtë problem.

Dermatologët e thonë të kundërtën. Madje pesëdhjetë për qind e femrave vuajnë nga aknet pas pubertetit.

– Ekspozimi në diell shkakton dehidratimin, gjë që nxit prodhimin e vajrave. Ekspozimin në diell mund ta kontrollojmë duke përdorur kremra të ndryshme, mirëpo ajo që nuk mund ta kontrollojmë është gjenetika, thotë Janet King për revistën Vogue.

Nëse dikush nga anëtarët e familjes sonë ka pasur probleme me aknet si i rritur është e mundshme që atë problem ta kemi edhe ne. /Telegrafi/