LAJMI I FUNDIT:

“A jeni njerëz a çka jeni? Marre me ju ardh”, “Kuvendi ka rregulla” – përplasen Haradinaj e Konjufca

“A jeni njerëz a çka jeni? Marre me ju ardh”, “Kuvendi ka rregulla” – përplasen Haradinaj e Konjufca

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, pas fjalimit të deputetit të LVV-së, Armend Muja për Projektligjin për pagën minimale.

Haradinaj u shpreh i mllefosur me Mujën, por edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe deputetë të tjerë të VV-së.

Ai e quajti turp të madh që njerëzit e zgjedhur të popullit kanë arritur në këtë shkallë të mashtrimit.


Muja: Na lejoni ta miratojmë pagën minimale, sepse 120 mijë puntorë paguhen më pak se veteranët
Lexo po ashtu Muja: Na lejoni ta miratojmë pagën minimale, sepse 120 mijë puntorë paguhen më pak se veteranët

“Si keni mbërritur në këtë shkallë të mashtrimit, si me ia pru vetes, parlamentit këtë? Është turp për ty Glauk Konjufca, është turp për Gani Krasniqin, Fatmir Humollin e krejt të tjerët, duhet me ju ardh marre çka jeni tu ba. Nuk keni me kalu këtë ligj se po doni me ba lojë. Hekne këtë ligj mos luani me këto sene. Marre duhet me ju ardh për 35-40 euro të veteranëve me pru këtë diskutim”, tha Haradinaj, duke shtuar se “ndaluni sa nuk është bë më keq, më mirë është mu nal sot”.

Pas kësaj ka reaguar kryeparlamentari Glauk Konjufca i cili ju drejtua deputetit të AAK-së se “z.Haradinaj ky është Kuvend edhe vetë ke qenë kryeministër, e kuptoni që Kuvendi i ka rregullat e veta. Ruani qetësinë nëse ka mundësi”.

Konjufca tutje ka shtuar se këtu flasim me argumente, asgjë nuk shkon me zor.

“Duhet të respektojmë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, tha Konjufca. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori