Jehona Shala e ka nisur shumë mire aventurën e saj në futbollin rumun.

Futbollistja kosovare ka bërë transferim nga KFF Mitrovica te skaudra rumune FK Csikszereda, derisa në dy ndeshje ka shënuar dy gola.


Prizrenasja debutoi javën e kaluar kundër Atletic Olimpia Kherla, teksa shënoi golin e fitores për skaudrën e saj 2-1.

E këtë javë, Shala shënoi sërish, por skuadra e saj humbi në udhëtim nga Gloria Bistrita 3-2.

Shala realizoi golin e dytë për skuadrën e saj, por që ishte i pamjaftueshëm për të marrë pike.


FK Csikszereda luan në elitën e futbollit rumun për femra, derisa Jehona Shala është ambientuar mjaftë mire te skuadra e re.

Kujtojmë që Jehona është reprezentuese e Kosovës, por çuditërisht në ndeshjet e fundit nuk është ftuar përkundër se ka kaluar formë të mirë edhe sa ishte pjesë e KFF Mitrovicës.

Sigurisht që pas kësaj forme të shkëlqyer që po kalon në Rumani, përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës për femra, Sami Sermaxhaj duhet t'i bëjë një ftesë për grumbullimin e tetorit. /Telegrafi/

telegrafi sport app