Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez fotografohen në një jaht në Kroaci

Ndërsa dasma që shumë po e quajnë tashmë "dasma e shekullit" po afron, miliarderi Jeff Bezos dhe e fejuara e tij Lauren Sanchez kanë vendosur t'i kalojnë ditët e fundit para martesës në Kroaci.
Bezos, një nga njerëzit më të pasur në botë, mbërriti me të fejuarën e tij në bregdetin kroat në fillim të qershorit.
Jahtet e tyre luksoze, Koru dhe anija shoqëruese Abeona, u fotografuan në marinën e Kastelas, raporton mediumi kroat Index.hr.
Ata u nisën më 10 qershor dhe udhëtimi i tyre i çoi në ishullin Hvar, ku u ankoruan pranë Stari Grad. Ata e kaluan mbrëmjen në një nga restorantet ekskluzive atje dhe të nesërmen vazhduan për në Korçula.
Gjatë udhëtimit, Bezos dhe Sanchez nuk i fshehën emocionet e tyre - ata u panë duke shkëmbyer fjalë të buta në kuvertë.

































































