LAJMI I FUNDIT:

Jeep Wrangler Recon Edition përditësohet që të jetë edhe më i fuqishëm për të gjitha terrenet

Jeep Wrangler Recon Edition përditësohet që të jetë edhe më i fuqishëm për të gjitha terrenet

Terrenet e vështira nuk do janë aspak problem për këtë makinë, që ka edhe dukje shumë më të mirë

Shumica e veturave që janë për të gjitha terrenet, më së shumti përdoren për të kryer obligimet e përditshme, se sa që dërgohen në ambiente ne kushte të vështira për lëvizje, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, Jeep Wrangler është shumë më ndryshe, pasi mund të kalojë nëpër shumicën e pengesave, që mund të dalin nëpër rrugë, derisa Recon Edition i përditësuar është edhe më i fuqishëm.


Sistemi i pezullimit dhe egërsia që ka Jeep, i mundëson kësaj makine të jetë shumë më i shkathtë, derisa dukja jashtme bie shumë më mirë në sy.

Dritat e reja LED, kapaku i pjesës së përparme shumë më i fryrë, mbrojtëset e fuqishme, rrotat e reja me përfudime të zeza, si dhe pjesët e shtuara në mbrojtëset e përparme dhe të prapme, janë gjërat kryesore që i shohim në pjesën e jashtme.

Të gjitha këto ndryshime mund të duken kozmetike, por janë të rëndësishme dhe të gjitha pritet t’i shohim edhe në Jeep Wrangler Freedom.

Motori me 3.6 litra që prodhon 285 kuaj fuqi, i mundëson kësaj veturë që të tejkaloi nëpër të gjitha terrenet, madje me shpejtësi të konsiderueshme.

Kjo makinë e fuqishme, që kushton duke filluar nga 40 mijë euro, pritet të jetë rivale me Toyota 4Runner, si një makinë shumë më e mirë. /Telegrafi/