Trajneri i Prishtinës, Jean-Michel Cavalli ka thënë në një intervistë për faqen zyrtare të klubit se ai dëshiron ta fitojë titullin kampion në Superligën e Kosovës dhe ky është objektivi i ekipit.
Prishtina këtë sezon do ta nis me ndryshime të mëdha në ekip, por edhe në stafin teknik, pasi ka ndryshuar trajner.
Francezi Jean-Michel Cavalli e ka pasuar Emmanuel Egbon e larguar pas përfundimit të sezonit 2024/25 dhe francezi është i gatshëm për aventurën me kryeqytetasit.
Në një prononcim për faqen zyrtare të klubit, Cavalli ka thënë se e ka njohur Prishtinën para se tij bëhet trajner, ndërsa objektivi i qartë është titulli kampion këtë sezon.
“Prishtina është emër i madh edhe në Evropë. Para se të vija unë kisha informata për Prishtinën. Ka një president shumë të mirë dhe shtabi teknik dhe drejtori sportiv janë njerëz të mrekullueshëm. Për mua është e rëndësishme që ata e kuptojnë futbollin dhe kjo me pëlqen”, ka thënë fillimisht Cavalli, përcjell Telegrafi.
“Stafi i trajnerëve vendas janë një zemër e madhe e klubit dhe kjo është shumë e rëndësishme, klubi është si një familje. Tash është e rëndësishme t’i fitojmë ndeshjet sepse si lojtarët, tifozët, trajneri e drejtuesit janë të lumtur kur ekipi fiton”.
“Aktualisht jemi të përgatitur 70%, kemi dy lojtarë që nuk kanë marrë vizë dhe nuk kanë arritur të ushtrojnë dhe këta dy lojtarë janë të rëndësishëm për ekipin e Prishtinës”.
“Kam ardhur këtu me objektiv të qartë, dua ta fitoj titullin. Kam pasur një karrierë të suksesshme në shumë vende dhe dëshira ime është të fitojë edhe këtu”.
“Mesazhi im për Plisat është se jam i sigurt që do ta ngremë Prishtinën lartë dhe jam i bindur që ekipi është i gatshëm dhe besoj se do të arrijmë ta fitojmë titullin”, përfundoi trajneri francez. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri