LAJMI I FUNDIT:

“Je blerë nga krimineli i luftës Vuçiq”, “Merreni një avokat se të duhet” – përplasje e ashpër në “X” mes Sanduloviqit dhe Grenellit

“Je blerë nga krimineli i luftës Vuçiq”, “Merreni një avokat se të duhet” – përplasje e ashpër në “X” mes Sanduloviqit dhe Grenellit

Ish-emisari i ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, me deklaratat e tij kundër kryeministrit Albin Kurti.

Grenell ditë më parë “u kap” edhe me Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë, ku i reagoi ambasadorit gjerman Jorn Rohde, duke thënë se “gjermanët janë në anën e gabuar të historisë” derisa shtoi se “Albin Kurti ka hedhur poshtë çdo ide që ka hedhur Perëndimi”.

Grenell “kapet” edhe me Gjermaninë: Jeni në anën e gabuar të historisë, po përqafoni një fashist si Kurti
Lexo po ashtu Grenell “kapet” edhe me Gjermaninë: Jeni në anën e gabuar të historisë, po përqafoni një fashist si Kurti

E ndaj kësaj deklarate së fundmi Grenell ka pasur përplasje në “X” me kryetarin e Partisë Republikane të Serbisë, Nikolla Sanduloviq.


Sanduloviq i reagoi Grenellit pikërisht për deklaratën e tij të fundit, duke thënë se ai është një mercenar dhe është i blerë nga “krimineli i luftës, Aleksandar Vuçiq”.

“Ju Richard Grenell jeni një mercenar që është në anën e gabuar të historisë dhe vendit tuaj! Ju jeni blerë nga krimineli i luftës Aleksandar Vuçiq që la pas mijëra viktima të pafajshme të kombësisë shqiptare, kroate dhe boshnjake”, shkroi Sanduloviq në “X”.

Pas kësaj erdhi reagimi i Grenellit i cili i tha “Merreni një avokat, do të ju nevojitet”.

Sanduloviq i është përgjigjur sërish Grenellit, duke i thënë se “mezi pres të takohemi në gjykatë”.

“Ooops! Të godita në qendër zemra ime?! Mezi pres takimin tonë në gjykatë ku do të paraqes gjithçka që bëni për shefin tuaj Aleksandar Vuçiq! Vetëm sigurohuni që FBI nuk të arreston më parë”, thuhet në reagimin e Sanduloviq ndaj Grenellit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori