LAJMI I FUNDIT:

Javën e ardhshme rifillojnë bisedimet tregtare SHBA-Kinë

Javën e ardhshme rifillojnë bisedimet tregtare SHBA-Kinë

Përfaqësuesit e lartë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinës po përgatisin rifillimin e bisedimeve javën e ardhshme për të zgjidhur luftën tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Një zyrtar nga Zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë, tha se dy palët ndodhen në procesin e zhvillimit të një telefonate të nivelit parësor me zyrtarët kinezë javën e ardhshme. Negociatorët amerikan janë përfaqësuesi i Tregtisë, Robert Lighthiszer dhe sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, ndërsa negociatori kryesor i Kinës është zëvendëskryeministri, Liu He, përcjell Telegrafi.


Të dyja palët kanë zhvilluar biseda telefonike që prej javës së kaluar, kur Donald Trump dhe Xi Jinping ranë dakord për të rinisur negociatat për tregtinë.

Bisedimet mes dy palëve ndaluan në muajin maj, kur zyrtarët amerikanë akuzuan kinën se po tërhiqet nga angazhimet që kishte premtuar më parë. Uashingtoni e akuzon Pekinin për vjedhjen e pronës intelektuale dhe detyrimin e kompanive amerikane që të ndajnë teknologjinë me homologët kinezë, në mënyrë që të bëjnë biznes atje.

SHBA kërkon që Kina të ndryshojë ligjet për këto çështje, ndërsa nga ana tjetër, Kina i ka mohuar këto praktika dhe ngurron të bëjë ndryshime të mëdha ligjore. /Telegrafi/