LAJMI I FUNDIT:

“Java e ferrit”: Vala e të nxehtit në Evropë, alarm i kuq në disa qytete të Italisë – aspak më mirë në Spanjë, Greqi dhe disa pjesë të Ballkanit

“Java e ferrit”: Vala e të nxehtit në Evropë, alarm i kuq në disa qytete të Italisë – aspak më mirë në Spanjë, Greqi dhe disa pjesë të Ballkanit

Alarmi i kuq për nxehtësinë ekstreme është në fuqi në shumicën e qyteteve kryesore të Italisë, ndërsa valët e të nxehtit po intensifikohen në Evropë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, temperaturat pritej të arrinin kulmin të mërkurën, me 23 qytete në gatishmëri të lartë – nga Trieste në veri-lindje deri në Messina në jug-perëndim.


Paralajmërimet nënkuptojnë se nxehtësia përbën një kërcënim për të gjithë, jo vetëm për grupet e ndjeshme.

Kjo mund të jetë 'vera më e freskët për pjesën tjetër të jetës suaj' – paralajmëron shkencëtari i NASA-s
Lexo po ashtu Kjo mund të jetë 'vera më e freskët për pjesën tjetër të jetës suaj' – paralajmëron shkencëtari i NASA-s

Zjarret po shpërthejnë gjithashtu në të gjithë kontinentin, duke përfshirë Greqinë dhe Alpet Zvicerane.

Kështu, miliona njerëz në hemisferën veriore po preken nga temperaturat e larta.

Ajo po shkaktohet nga një sistem me presion të lartë që sjell ajër më të ngrohtë, tropikal.

Dhe nxehtësia parashikohet të zgjasë deri të mërkurën në pjesën më të madhe të Evropës jugore, pas disa ditësh temperaturash mbi 40C (104F).

BBC Weather thotë se pjesë të ishujve italianë të Sardenjës dhe Sicilisë do të jenë sërish më të nxehtit, me temperaturat maksimale rreth 46 ose 47 gradë Celsius.

Vala e të nxehtit, e cila ka përfshirë të gjithë vendin, është përshkruar nga mediat lokale si “settimana infernale” – ose “java e ferrit”.

Atje, shumë ndërtesa në ishullin e Sicilisë nuk janë të pajisura për t’u përballur me temperaturat kaq të larta.

Si pasojë, shumë familje jetojnë në katin e parë, në apartamente me shumë pak dritare dhe është e zakonshme që familjet e mëdha të jetojnë së bashku në hapësira të vogla.

Dy persona – një burrë dhe një grua 69 vjeç – u gjetën të vdekur në shtëpitë e tyre në kryeqytetin sicilian Palermo të martën, me disa gazeta lokale që ia atribuojnë vdekjen e tyre vapës.

Madje, në jug të Italisë, e cila është më e varfër se veriu, shumë nuk mund të përballojnë ajër të kondicionuar, madje as një flladitëse të thjeshtë.

Vapa është veçanërisht e rëndë për njerëzit e pastrehë.

Atje ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike si pasojë e kërkesës së lartë për ajër të kondicionuar.

Ministria italiane e shëndetësisë u ka kërkuar dhomave të urgjencës në të gjithë vendin që të aktivizojnë të ashtuquajturat “kodet e nxehtësisë”, duke caktuar një grup të veçantë të personelit mjekësor për të trajtuar njerëzit që vijnë me simptoma të shkaktuara nga vapa.

Temperaturat e larta në Turqi, disa qytetarëve pantoflat iu shkrihen në rrugë
Lexo po ashtu Temperaturat e larta në Turqi, disa qytetarëve pantoflat iu shkrihen në rrugë

Masa të ngjashme u morën në fillim të vitit 2020, kur Italia u bë epiqendra e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19 në Evropë.

Ndërkohë një temperaturë e re rekord e lartë prej 41.8 gradë Celsius thuhet se u regjistrua në kryeqytetin Romë të martën.

Dhe alarmet e kuqe mbeten gjithashtu në fuqi në të gjithë Spanjën, Greqinë dhe disa pjesë të Ballkanit.

Temperaturat pritet të bien të enjten për shumë në Evropë, përfshirë Italinë veriore – ku alarmet e kuqe do të hiqen për gjashtë qytete.

Agjencia e OKB-së për motin, Organizata Botërore Meteorologjike, ka paralajmëruar se vala e të nxehtit në Evropë mund të vazhdojë deri në gusht dhe se temperaturat ekstreme që përfshijnë globin janë normalja e re në një botë të ngrohur nga ndryshimet klimatike.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh se ndryshimi i klimës do t’i bëjë valët e të nxehtit më të shpeshta, më intensive dhe do të zgjasin më gjatë.

Madje, ekspertët thonë se Evropa në veçanti po ngrohet më shpejt se sa parashikonin shumë modele klimatike.

Më shumë se 61,000 njerëz u vlerësuan të kenë vdekur nga të nxehtit në Evropë vitin e kaluar, dhe ka frikë se këtë vit do të jetë i ngjashëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Botë
Publikohen pamjet se si luftojnë ushtarët e huajë në krah të ukrainasve kundër rusëve

Publikohen pamjet se si luftojnë ushtarët e huajë në krah të ukrainasve kundër rusëve

Evropa
“Kështu i bëja për vete zyrtarët e huaj”, ish-agjentja ruse vjen me një rrëfim të rrallë për mediat amerikane

“Kështu i bëja për vete zyrtarët e huaj”, ish-agjentja ruse vjen me një rrëfim të rrallë për mediat amerikane

Evropa
Zbulohet plani i ri i NATO-s për Ukrainën - 300 mijë ushtarë do të jenë në gjendje gatishmërie

Zbulohet plani i ri i NATO-s për Ukrainën - 300 mijë ushtarë do të jenë në gjendje gatishmërie

Evropa
Hodhi foshnjën e sapolindur në koshin e plehrave në Greqi - pamje nga momenti kur babai e mban në dorë dhe ecën drejt kazanëve

Hodhi foshnjën e sapolindur në koshin e plehrave në Greqi - pamje nga momenti kur babai e mban në dorë dhe ecën drejt kazanëve

Greqia
Kalo në kategori