Jeni në javën e 19-të të shtatzënisë dhe keni arritur pothuajse në gjysmë të rrugës
Ja çfarë mund të prisni gjatë kësaj periudhe dhe çfarë ndryshimesh përjeton bebja.
Çfarë ndodh me beben?
Zhvillimi i shqisave të bebes është në vrull të plotë! Truri i saj tani “specializohet” në nuhatje, shije, dëgjim, shikim dhe prekje. Në këtë periudhë, bebja peshon rreth 200 deri në 250 gramë, është rreth 15 cm e gjatë nga koka deri në të pasme – pothuajse sa një avokado.
Krahët dhe këmbët tani janë në proporcionin e duhur me trupin. Fillojnë të shfaqen dhëmbë të përhershëm, dhe pas tyre “sythat” të dhëmbëve të qumështit.
Gjëndrat në lëkurën e foshnjës sekretojnë një substancë yndyrore të bardhë – vernix caseosa, e ngjashme me një shtresë dylli, e cila mbron lëkurën nga acarimi dhe infeksioni dhe ka rolin e lehtësimit të kalimit të bebes përmes kanalit të lindjes, transmeton Telegrafi.
Çfarë ndodh me nënën?
Gjatë kësaj periudhe, stomaku juaj është rritur me 20 për qind të madhësisë së tij të zakonshme. Si rezultat i rritjes së papritur, mund të ketë kruajtje në pjesën e poshtme të barkut ose, më shpesh, një therje e lehtë në një pjesë të barkut që ndodh gjatë ndryshimit të pozicionit ose në fund të ditës. Më shpesh, është dhimbje ligamentesh – tetivat që mbajnë mitrën janë të tendosura. Kjo nuk është asgjë alarmante, por kërkoni këshillën e mjekut, nëse dhimbja bëhet e shpeshtë ose është e pranishme edhe kur jeni duke pushuar. Një masazh i butë i ligamenteve mund të jetë i dobishëm.
Kërthiza duket krejtësisht ndryshe tani – është e fryrë dhe forma i ka ndryshuar, gjithashtu mund të shihni venat në lëkurën e stomakut. Ndryshimet në nivelet e hormoneve mund të shkaktojnë shfaqjen e njollave në lëkurë, dhe plagët, lythat, nënsqetullat, pjesën e brendshme të kofshëve dhe vulva mund të errësohen.
Vija që u shfaq nga kërthiza deri te kocka pubike quhet linea nigra (vijë e errët). Gjithashtu, për shkak të rritjes së pigmentit, ju mund të përjetoni “maskën e shtatzënisë” – njolla të errëta në buzën e sipërme, faqe dhe ballë. Këto ndryshime me siguri do të zhduken shpejt pas lindjes. Në ndërkohë, mbroni veten nga dielli sepse mund të intensifikojnë ato.
Çfarë duhet të bëni?
▪ Bëni një listë të gjërave të nevojshme. Pyesni se çfarë pajisje për fëmijë mund të huazoni nga miqtë ose të afërmit tuaj. Përfitoni nga çdo mundësi që ju ofrohet. Huazimet do ta bëjnë buxhetin tuaj shumë më të lehtë (mendoni vetëm për pelenat e shumta, qumësht, qull…). Gjërat dhe pajisjet e përdorura nga foshnjat janë përgjithësisht të ruajtura shumë mirë për shkak të kohës së shkurtër të përdorimit.
▪ Kujdesuni për dietën tuaj. Kilet e tepërta mund ta bëjnë më të vështirë mbajtjen e foshnjës si dhe vetë lindjen. Përveç kësaj, ato janë të vështira për t’u hequr më vonë. Mos harroni se dieta nuk bëhet fjalë gjatë shtatzënisë, por kjo është arsyeja pse një dietë e shëndetshme është gjithmonë e mirëpritur! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Këto janë arsyet pse fëmijët tuaj janë të fshehtë dhe refuzojnë të ndajnë informacione nga jeta e tyre

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Këto janë arsyet pse fëmijët tuaj janë të fshehtë dhe refuzojnë të ndajnë informacione nga jeta e tyre

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit

Jennifer Lopez sjell një trend të rehatshëm dhe të lehtë për t'u veshur

Ky është zëvendësuesi ideal i retinolit për vajzat me lëkurë të ndjeshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës